gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. Nga organizata e veteranëve të luftës në Kosovë kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, deri më tash, në intervista janë thirrur 40 vetë, në kapacitete të ndryshme.

Para Prokurorisë së Specializuar për Kosovën (të njohur si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë) javën e ardhshme pritet të paraqitet Ramush Haradinaj.

Haradinaj e dha vetë lajmin më 19 korrik në mbledhjen e Qeverisë, kur edhe dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ai tha se në Hagë duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër shteti. Haradinaj tha se udhëheqja e ardhshme e Kosovës duhet të zgjidhet nga populli dhe se, pas kthimit nga Haga, do të angazhohet brenda partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe do të përgatitet për zgjedhje të reja. Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk ka publikuar informata për këtë rast, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën.

Procedura para Haradinajt

Ligji i Kosovës për Prokurorinë e Specializuar i autorizon prokurorët për të hetuar të dyshuarit e mundshëm dhe për të mbledhur prova.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari nuk do të detyrohet të pranojë fajësinë, thuhet në ligj. Të drejtat e të dyshuarit, me të cilat njoftohet para marrjes në pyetje, përfshijnë të drejtën për të qenë i informuar se ka arsye për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale, të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, e cila, megjithatë, nuk merret parasysh gjatë përcaktimit të fajit apo të pafajësisë. I dyshuari gjithashtu paralajmërohet se çdo deklaratë që është e shkruar mund të përdoret si dëshmi. I dyshuari ka të drejtën e ndihmës së avokatit mbrojtës sipas zgjedhjes së tij.

Pasi të vërtetohet se ekziston dyshim i arsyeshëm se një person është përgjegjës për një vepër penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, prokurori përgatit aktakuzën dhe e dorëzon atë me materiale shoqëruese te Dhomat e Specializuara.

Gjykatë për dy vjet të luftës

Kjo gjykatë ka kompetenca mbi veprat penale të kryera në Kosovë nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor, 2000. Përndryshe, Ligji, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, parasheh që askush të mos gjykojet para një gjykate tjetër në Kosovë për veprat që është gjykuar para ndonjë gjykate, ose para Gjykatës Ndërkombëtare për krime të rënda.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera që lidhen me pretendimet e një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011. Në këtë raport thuhet se krimet janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën 1998-2000.

Ky institucion, i krijuar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin e nevojshëm, është bërë plotësisht funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurës dhe Provave për Zbatimin e Procedurës Penale. Në zyrat prokuroriale punojnë rreth 150 njerëz nga vende të ndryshme të botës.

Gjyqtarët, 20 sish, vijnë nga 14 vende.

Në hetimin e krimeve të dyshuara aktualisht punon prokurori Jack Smith. Prokurori i parë i ekipit të hetimeve, Clint Williamson, pas hetimeve në vitin 2014, pati thënë se ka prova që janë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave. Pas formimit të gjykatës, hetimin e krimeve të dyshuara e ka vazhduar David Schwendiman, po ashtu amerikan, por ai, në mars të vitit 2018, është larguar nga kjo pozitë, pas përfundimit të mandatit në shërbimin diplomatik amerikan. Në vend të tij ka ardhur Jack Smith.

Për të ngritur aktakuzë, prokurori i specializuar duhet të sigurojë se “ekziston një dyshim i bazuar mirë se i dyshuari ka kryer ose ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”, në pajtim me Rregulloren e procedurës.

Veteranët e UÇK-së në protestë

Në Kosovë, për shkak të pakënaqësive me formimin e kësaj gjykate, veteranët e UÇK-së kanë mbajtur edhe protesta, ndërsa një peticion me mbi 15 mijë nënshkrime ka nxitur disa deputetë që të përpiqen të shfuqizojnë gjykatën në Kuvendin e Kosovës. Por, kjo nismë, pas reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare, ka dështuar. Kjo është hera e dytë që Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit, në të cilën është zgjedhur në shtator të vitit 2017, me mbështetjen e partisë së serbëve të Kosovës – Listës Serbe. Haradinaj ka dhënë dorëheqje për të njëjtat arsye edhe në vitin 2005. Atëbotë, ai i është dorëzuar vullnetarisht Tribunalit të Hagës, ku është akuzuar për krime lufte.

Shtatë vjet më vonë, më 2012, ai është liruar nga të gjitha akuzat. Ky ka qenë gjykim i përsëritur, pasi gjykata e njëjtë, më 2008, e ka shfajësuar nga akuzat për shkelje të ligjeve të luftës. /Rel

Tags: doreheqjekosovepersonaliteteRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin
Rajoni

27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin

11:19 | 24/03/2026
Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë
Rajoni

Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë

19:12 | 23/03/2026
Next Post
Gjonaj në Kukës: Shikoj ngadalësi veprimesh, merrni masa me urgjencë që…

Gjonaj në Kukës: Shikoj ngadalësi veprimesh, merrni masa me urgjencë që...

Fuga: Ja pse ka shumë rëndësi funksionimi i Akademisë së Shkencave

Fuga: Ja pse ka shumë rëndësi funksionimi i Akademisë së Shkencave

“Ke menduar të krijosh një parti?” Hajdari: S’bëj kompromis me parimet e mia

“Ke menduar të krijosh një parti?” Hajdari: S’bëj kompromis me parimet e mia







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Frika nga gara s’është lidership”, Salianji: PD s’është pronë private!
Politikë

“Frika nga gara s’është lidership”, Salianji: PD s’është pronë private!

by mirseda
18:52 | 24/03/2026
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Partisë Demokratike për përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë...

Erdogan: Lufta është e Netanyahut, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat

Erdogan: Lufta është e Netanyahut, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat

18:24 | 24/03/2026
Ukraina përjeton një tjetër natë terrori, Rusia e sulmon me 426 dronë e raketa

Ukraina përjeton një tjetër natë terrori, Rusia e sulmon me 426 dronë e raketa

18:22 | 24/03/2026
Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht raportimeve për përpjekje diplomatike

Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht raportimeve për përpjekje diplomatike

18:08 | 24/03/2026
Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

18:06 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com