Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Prapaskenat/ Ja sa pritet të zgjasë shkarkimi i Metës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prapaskenat/ Ja sa pritet të zgjasë shkarkimi i Metës

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancën qeverisëse. Gazeta “Sot” ka bërë një hulumtim sa i takon afateve dhe nuk është çudi që vendimi final për shkarkimin e Metës nga presidenti të jepet vitin tjetër. Partia Socialiste ka ngritur një komision hetimor për të vërtetuar shkeljet e kreut të shtetit. Ky komision ka afat deri në shtator, ndërkohë që është mbledhur vetëm 2 herë që nga koha e konstituimit të tij. Në favor të shkarkimit të Metës janë rreshtuar edhe deputetët e rinj të opozitës, të cilët janë pjesë e komisionit, dhe kanë hedhur shumë akuza në adresë të tij.

Por në mbledhjen e fundit, Komisioni Hetimor vendosi që t’i kërkohet një opinion Komisionit të Venecias nëse kemi shkelje të rëndë të Kushtetutës ose jo, të konsumuara nga presidenti Meta. Por kjo lëvizje e socialistëve pritet që të zgjasë shkarkimin e Metës nga posti i kreut të shtetit. Kjo pasi nga çuarja në Venecia sjell rreziqe sa i takon afateve.

Gazeta ka mësuar se seanca e radhës plenare e Komisionit të Venecias është në 8 tetor, ndërsa seanca tjetër në 11 dhjetor. Kështu që, me gjasa deri në tetor Venecia mund të mos kthejë një përgjigje, çka do të thotë se shkarkimi i Metës mund të zgjasë shumë, për të mos përmendur faktin se nëse Venecia kthen përgjigje negative, atëherë mbyllet çdo gjë.

Po ashtu, fakti që çështje e Metës ka shkuar në Venecia e komplikon shkarkimin e tij sa i takon afateve, pasi në rast se Venecia nuk shprehet në 8 tetor, mbledhja tjetër e saj është në 11 dhjetor, çka duhet të presim fundin e vitit për të parë opinion e këtij komisioni. Dhe ajo që e mbështet tezën se opinionin për Metën, Venecia mund ta japë përgjigjen në dhjetor, e tregon eksperienca. Partia Demokratike kërkoi pak kohë më parë që politikanë t’i nënshtroheshin vetingut. Po mazhoranca kërkoi opinionin e Venecias, të cilin Komisioni e dha në fund të dhjetorit, duke rrëzuar PD-në. Ndërkohë që, ajo që e vërteton se do të zgjatet shkarkimi është fakti se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mund të zgjatet me 3 muaj. Këtë e paralajmëroi edhe mazhoranca, e cila përmes deputetit Ulsi Manja theksoi se nëse nuk kthen përgjigje Venecia në 8 tetor, do të kërkojmë zgjatjen e hetimeve të komisionit.

Rreziqet që vijnë nga Kushtetuesja

Por Komisioni i Venecias nuk është i vetmi që zgjat qëndrimin e Ilir Metës si President i Republikës, duke mos u shkarkuar së afërimi. Edhe Gjykata Kushtetuese duket se do ta çojë çështjen “Meta” në kalendat greke. Mazhoranca ka premtuar se çështjen e Metës do dërgojë në Kushtetuese për t’i kërkuar mendim. Pengesat për ngritjen e Kushtetuese janë eliminuar, por duhet ende kohë që të konstituohet si institucion. Sipas hulumtimeve të gazetës, edhe nëse emrat e kandidatëve që janë përzgjedhur për këtë gjykatë dalin në muajin gusht, votimi i tyre me shumë gjasa do të ndodhë në shator, duke qenë se Parlamenti rifillon punë në këtë muaj, pas gati një muaj pushime.

Kështu që, Kushtetuesja i bie të ngrihet në tetor, duke zgjatur kështu qëndrimin e Metës në Presidencë. Ndërkohë që, ajo që e komplikon dhe e zgjat shkarkimin e Metës është fakti se Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet kohë që t’i kthejë përgjigje mazhorancës për Presidentin. Arsyeja e para ka të bëjë me radhën, pasi sipas informacioneve, janë plot 70 çështje që janë depozituar dhe që priten të marren në shqyrtimi nga Kushtetuesja. Kështu që, nuk i dihet se kur i vjen radha çështjes së Metës. Ndërsa arsyeja e dytë, ka të bëjë me vendimin që do të marrë kjo gjykatë. Pra, edhe nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor ose jo të mazhorancës, do të duhet gati 3 muaj kohë deri sa vendimi të zbardhet. Kjo do të thotë se shkarkimi i Metës me shumë gjasa do të ndodhë vitin tjetër. Megjithatë, mbetet të shikohet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Gazeta SOT

 

Tags: KushtetuesjaMetashkarkim

TË LIDHURA

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €
Aktualitet

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

13:22 | 31/03/2026
Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

13:21 | 31/03/2026
“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi
Aktualitet

“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi

13:01 | 31/03/2026
Next Post
DASH: Mirëpresim bashkëpunimin e Haradinajt me prokurorinë

DASH: Mirëpresim bashkëpunimin e Haradinajt me prokurorinë

Si dhe pse u eleminua Kadri Hazbiu

Si dhe pse u eleminua Kadri Hazbiu

Ngjela: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re 

Ngjela: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re 







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €
Aktualitet

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

by mirseda
13:22 | 31/03/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me...

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

13:21 | 31/03/2026
Nga sfondi në krye: Selin bëhet virale me momentin e BBV2

Nga sfondi në krye: Selin bëhet virale me momentin e BBV2

13:02 | 31/03/2026
“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi

“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi

13:01 | 31/03/2026
GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

12:43 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com