Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gënjeshtra e padobishme e 13 tetorit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Çelja e negociatave”, Bushati: Rama gjithmonë krijon një alibi për të…

Nga: Andi Bushati

Opozita po bie pre e besëtytnisë naive sipas së cilës mashtrimi i pushtetit mposhtet me një gënjeshtër edhe më të madhe. Të gjithë udhëheqësit e saj po sillen sikur besojnë vërtet se, në 13 tetor, do të zhvillohen zgjedhjet lokale të dekretuara nga presidenti, bashkë me ato të parakohshmet të propozuara nga ai.

Në pamje të parë të gjithë faktorët kryesorë anti Rama duket sikur kanë leverdi nga ky mashtrim.

I pari Ilir Meta kujton se ruan nderin presidencial, nëse ata që përfaqësojnë shumicën e elektoratit shqiptar, e respektojnë datën e ricaktuar prej tij. Ai shkon dhe më tej, duke prodhuar një fabul të pa kapërdishme që lë të kuptohet, se një javë më pas, mund të hapim negociatat, nëse atë të dilelë mes tetori zhvillojmë një garë elektorale model.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha po e përdor këtë datë sipas modelit të njeriut që të gënjen edhe kur e pyet për orën. Ai po luan me atë, nga njëra anë për të qetësuar kryebashkiakët të cilëve i’u betua se nuk do të linte ti nxirrnin nga zyra dhe nga ana tjetër për të qetësuar ata që i mprehu se do ta shkallmonte përdhunshëm të dielën e 30 qershorit.

Por, këmbëngulja tek ky mashtrim, pavarësisht hedhjes imediate të lumit, e dëmton opozitën.

Sepse zgjedhjet pas tre muajsh nuk i leverdisin asaj, as praktikisht dhe as moralisht.

Nga këndvështrimi utilitar PD dhe LSI që dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale pretendojnë se e bënë këtë harakiri për arsye madhore. Sipas tyre, zgjedhjet me Ramën kryeministër, të mbështetur nga bandat kriminale, nga oligarkët e PPP-ve dhe nga mediat e kapura, nuk kishin kuptim.

Po a mund të shpërbëhet ky oktapod deri në mes të tetorit?  Edhe sikur Rama ta linte sot zyrën e tij të stolisur me flutura (gjë që nuk ka gjasa të ndodhë), ky do të qe një mision i pamundur. Çlirimi nga tentakulat mafioze të narkopushtetit që ka kapur shtetin, lyp shumë më tepër mund edhe kohë. Prandaj qoftë dhe për interesin e ngushtë vetjak, opozitës nuk i volisin zgjedhje kaq të shpejta.

Por, aq më pak, ato shkojnë paralel me pritshmërinë e publikut. Edhe sikur të imagjinojmë të paimagjinueshmen, që në 13 tetor të zhvillohen zgjedhje dhe Edi Rama të humbasë pushtetin përmes votës, kjo nuk është në interes të askujt. E ç’do i duhej kjo një shqiptari të thjeshtë? Ç’do i leverdiste atij këmbimi i karriges së Ramës me Bashën, apo që ky i fundit të përfitonte nga i njëjti ligj elektoral, ku kryetari i partisë me lista të mbyllura vendos për gjithçka? Ç’do i duhej atij, sërish, një monark i zgjedhur, ashtu siç e konceptojnë, kryeministrin tonë, ndryshimet kushtetuese të 2008? Ç’do ndryshonte për të, pa ashpërsuar ligjin e financimit të partive që i shndërron automatikisht donatorët e politikës në klientë të PPP-ve të pushtetit?

Pra, për të gjitha këto, madje dhe për shumë të tjera, zgjedhjet e menjëhershme shkojnë në dëm të interesit publik.

Ato nuk kanë kuptim nëse nuk vijnë pas një ndryshimi radikal të sistemit.

Pikërisht për këto dy arsye, sa utilitare dhe morale, opozita po bën një gafë të panevojshme duke këmbëngulur tek 13 tetori. Ai as ka për të ndodhur dhe mbi të gjitha as duhet të ndodhë.

Natyrisht, udhëheqësit e saj e dinë këtë. Ata janë të ndërgjegjshëm se në 90 ditë, as nuk marrin garanci për garë të ndershme dhe as nuk kanë kohë për të shtuar simpatinë e publikut.

Megjithatë, në mënyrë nive dhe qorre, ata po e përdorin 13 tetorin, sa për të përkëdhelur egon e tyre, po aq dhe për të manipuluar zyrtarët dhe militantët që i ndjekin nga pas.

Por duke u sjellë kështu ata po bien në një kurth të papritur: në besëtytninë se pushteti i një mijë e një mashtrimeve, mposhtet me gënjeshtra edhe më të mëdha, duke harruar se është shumë e vështirë që e keqja të mundet nga e singjashmja e vet. Madje edhe në ato raste që ndodh, ajo prodhon të njëjtin efekt. /Lapsi.al

Tags: 13 tetoriANDI BUSHATIZgjedhjet

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ndalim për të shkuar jashtë kush cenon zgjedhjet/ Socialistët tërhiqen nga amendamenti

Ndalim për të shkuar jashtë kush cenon zgjedhjet/ Socialistët tërhiqen nga amendamenti

Voltana Ademi ankimon 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese

Voltana Ademi ankimon 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese

Fletë-arresti i lëshuar nga Serbia, ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt

Fletë-arresti i lëshuar nga Serbia, ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

by mirseda
14:41 | 23/02/2026
0

Zbardhet qëndrimi i 5 deputetëve të opozitës, anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të...

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

14:24 | 23/02/2026
SPAK shpall fajtor ish-policin që merrte ryshfet

SPAK shpall fajtor ish-policin që merrte ryshfet

14:22 | 23/02/2026
“Situata është e rënduar!”, prokurori i SPAK: Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg

“Situata është e rënduar!”, prokurori i SPAK: Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg

14:19 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com