Politikë

Voltana Ademi ankimon 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese


               Publikuar në : 15:55 - 18/07/19 M. S

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ajo ka depozituar në gjykatë një kërkesë, ku kërkon që 30 Qershori të mos njihet, pasi pretendon se është i paligjshëm.

Në një prononcim për mediat, Ademi ka kërkuar që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që Rama të mos fusë duart në emërime.

“Ne shpresojmë shumë që Gjykata Kushtetuese të ngrihet, dhe Edi Rama të mos fusë duart në emërime”.

E pyetur nëse do të lirojë zyrën, ajo ka thënë se po veprojnë në mënyrë institucionale. “Sikurse e kemi vënë re, ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Kemi bërë atë që na duket e drejtë, duke përdorur mënyrën institucionale. Kjo është rruga që po ndjekim, dhe që do ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të bëjnë atë që është e drejtë.

Ne kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme, kjo ka një pikëpyetje shumë të madhe se sistemi nuk do të çojë asgjëkundi, por vetëm një kaos që asnjë gjykatë tjetër s’mund ta ndryshojë, vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë”, u përgjigj Ademi.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT