Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vanity Fair: Pushimet në Shqipëri, det i shkëlqyer dhe qytete interesante

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vanity Fair: Pushimet në Shqipëri, det i shkëlqyer dhe qytete interesante

Gazetarja Raffaella Serini i kushton një artikull, të botuar në faqen internet të revistës prestigjioze “Vanity Fair” për Italinë, bukurive të Shqipërisë dhe arsyeve përse duhet që turistët e huaj të kalojnë pushimet në vendin tonë.

“Një vit më parë, Shqipëria ishte një bast i fituar. Këtë vit mund të jetë një fitore e sigurt. Të kthehesh për vitin e dytë radhazi, për pushime, është një garanci, kjo është përgjigja me e saktë për ata që pyesin vazhdimisht: Ke qenë në Shqipëri, si është atje?”, shkruan Serini.

Të mendosh që një verë më parë, nuk ekzistonte as “Lonely Planet” që të jepte garanci mbi Shqipërinë (vetëm një libër shumë i mirë i botuar nga “Morellini”), edicioni i parë italian i kësaj guide të famshme udhëtimesh doli vetëm në maji të vitit 2018.

Thënë këtë, mes shumë rrugëve në një udhëtim krejtësisht origjinal, bazuar në sugjerimet e atyre që kanë qenë më parë dhe konsultimet e forumeve të udhëtimeve, surprizat nuk kanë munguar. Sepse asgjë nuk të linte të parashikoje deri në fund atë që do kisha zbuluar, bukurinë e peizazheve, ende të egra dhe të pandotura, detin e shkëlqyeshëm, mikpritjen e njerëzve, si dhe çmime shumë të ulëta.

Sigurisht, elementi që tërheq më shumë nga Shqipëria është deti, me siguri që ai nuk do ju zhgënjejë. Megjithatë, nuk është i vetmi motiv për të kaluar pushimet këtu. Tirana është një kryeqytet plot gjallëri dhe interesant, Vlora është si Majemi i Mesdheut (harrojini imazhet e atyre varkave që në vitet ’90 niseshin nga këtu), Butrinti është një park i vërtetë arkeologjik.

Më pas, mbi të gjitha, janë njerëzit. Që ende mbajnë dorën në zemër për të falënderuar. Në rast se porosit një kafe në lokalin e tyre, por nëse ekspresi nuk punon, dalin dhe e marrin në lokalin në krah. Jo të gjithë flasin italisht sikurse pritet (por flasin edhe anglisht). Por ata që dinë, shpesh të thonë: “E kam mësuar duke parë Italia Uno!”.

Një herë, pronari i një bari ku qëndrova për të ngrënë mëngjes nuk fliste anglisht dhe nuk kuptonte çfarë doja të porosisja. Kështu që thërriti djalin për ta ndihmuar në përkthim. Djali, nuk kishte mbushur ende tetë vjeç (në faturën që më dorëzoi, kishte përkthyer me laps çdo gjë që kisha porositur…).

“Për sa i përket ushqimit, gatimi në Shqipëri është i shkëlqyer (madje edhe pica dhe kafeja ekspres!). Arsyeja e kësaj kuptohet menjëherë, pasi përbërësit janë të freskët dhe të gjithë ata që sot operojnë në sektorin e restoranteve, me shumë mundësi kanë punuar, si emigrantë, në restorantet më të mirë në Itali dhe Europë, kështu që kanë sjellë në atdhe eksperiencën e tyre dhe përzierjen më të mirë të gastronomisë.

Në një lokal pak më larg Vlorës, për shembull, njoha Vilin, një djalë që gjatë verës menaxhon hotelin e tij të vogël që bie direkt mbi det, ndërsa në dimër është barist në një hotel me pesë yje në Luksemburg. Nëse do ju thoja se i tiji ishte “Spritz” (koktejl me verë) më i mirë që kam provuar ndonjëherë jashtë kufijve të Italisë, a do më besonit? Epo ju them se duhet”, mbyll artikullin Serini me një thirrje për gjithë turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të tyre./ATSH

Tags: plazhepushimeshqiperiavanity fair

TË LIDHURA

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Aktualitet

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

08:52 | 07/10/2025
Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin
Politikë

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Next Post
Pritet shembja e banesave, banorët e Astirit në protestë: O të na vrasin ata, o do i vrasim

Pritet shembja e banesave, banorët e Astirit në protestë: O të na vrasin ata, o do i vrasim

Erdogan i bën thirrje Trump: Hiq dorë nga sanksionet

Erdogan i bën thirrje Trump: Hiq dorë nga sanksionet

Kapet trafikanti me tre identitete, ishte dënuar në Itali me 15 vjet burg

Vodhën dy banesa në Berat, pranga tre të rinjve nga Vlora

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!
Bota

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

by mirseda
09:08 | 07/10/2025
0

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i shkroi Presidentit rus Vladimir Putin se beson që aleanca...

Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

Presidenti Trump zbulon pse nuk pi kurrë alkool: Mora një mësim për shkak të vëllait tim

08:57 | 07/10/2025
Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

08:52 | 07/10/2025
Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

22:47 | 06/10/2025
Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com