Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

As këtë vit nuk ka shpresë që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
As këtë vit nuk ka shpresë që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që sivjet do të mbahet në Kili. Njohësit e sigurisë dhe çështjeve politike në vend, nuk po shohin shumë shpresë që Kosova do të arrijë sivjet anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare më të madhe të policisë, meqë sipas tyre nuk është punuar mjaftueshëm në këtë drejtim. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ditë më parë tha se Policia e Kosovës u cilësua në nivelin më të parë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avancuara.

Pacolli njoftoi se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në Francë, ka debatuar rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës, dhe ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani shpreson që përpjekja e shtetit të Kosovës, edhe njëherë, për anëtarësim në INTERPOL, mos të ketë qenë edhe një hap tjetër jo i koordinuar mirë. Sipas saj, çakordimi në fushën e politikës së jashtme mund të rezultojë me një dizastër total për imazhin e Kosovës në botë, dhe procesi ne shtet-ndërtimit. E sipas Nuredin Ibishit, njohës i sigurisë, vetëm lobimi i duhur mund të sjellë rezultate.

Ai thotë se nëse bëhet një strategji, një plan i veprimit dhe angazhohen kapacitetet e jashtme, Kosova mund t’ia dalë. Por ai nuk po sheh lobim të duhur nga institucionet e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se nuk duhet humbur shpresa, që sipas tij, vëmendja duhet të drejtohet në lobimin e shteteve mike.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend po konsiderojnë se nuk janë nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e vitit të kaluar, kur Kosova dështoi t’i bashkohet familjes së madhe të Policisë. Rasim Alija thotë se duke marrë parasysh zhvillimet e vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti, rezultatet sivjet pritet të jenë të njëjta.
Vazhdimisht, gjatë përpjekjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, diplomacia e Serbisë kishte angazhuar kundër-lobim, me qëllim të pengimit të anëtarësimit.

Aktualisht, raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë më të avancuara se në vitin e kaluar, kur shteti fqinj bëri përpjekje maksimale që Kosova të mos të jetë pjesë e INTERPOl-it. Tani, ndaj Serbisë është e vendosur edhe taksa 100% për mallrat që vinë nga atje. Kujtojmë se në vitin 2018 Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, meqë nuk mori votat e mjaftueshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate. Në raundin e parë, Republika e Kosovës mori mbështetjen nga 76 shtete, ndërkohë kundër i kishte 56, dhe 22 abstenime. Ndërsa në raundin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Përpjekje për anëtarësim në INTERPOL Kosova bën që nga viti 2010, por që nuk merrej parasysh nga Komiteti Ekzekutiv. Në vitin 2015 dhe 2016 kishte aplikuar por nuk kishte arritur të futej në agjendën zyrtare. Derisa më 2017 ishte Kosova ajo që e tërhoqi vet kërkesën, meqë nuk kishte mbështetje të mjaftueshme. /gazetaexpress.com

Tags: INTERPOLkosoveShpresëvit

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Inva Mula divorcohet nga Ethem Ramadani

Inva Mula divorcohet nga Ethem Ramadani

PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

PD nxjerr dokumentin: Rama gënjeu, çmimi i naftës do të rritet

Policia kryen aksione “blic” në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga

Policia kryen aksione “blic” në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë
Aktualitet

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

by mirseda
09:43 | 16/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nga Kryesia e Kuvendit, për nismën ligjore...

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

09:21 | 16/02/2026
Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

09:19 | 16/02/2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

09:07 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com