Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha në Washington, duke bllokuar rrugët edhe duke rrezikuar metrotë.
Në fotot e publikuara nga mediat e huaja duken qytetarë të cilët kanë dalë nga makinat dhe kanë hipur sipër tyre. Raportohet se skuadrat e shpëtimit janë paraqitur menjëherë në zonat më të rrezikuara për t’i ardhur në ndihmë banorëve, shumica e të cilëve kanë mbetur edhe pa energji elektrike.
Edhe pse reshjet e shiut janë pakësuar në pjesën më të madhe të vendit, disa zona të tjera vijojnë të vuajnë nga reshjet e dendura. Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin rrugët.