Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Nga: Ben Andoni

Shqipërisë i mbetet vetëm një kartë që mund ta luajë për në Vjeshtë, kur Këshilli i Evropës do vendosë dëshmitë e reja sa i përket hapjes së negociatave. Ajo ka të bëjë me arrestimet dhe në një farë mënyrë kristalizimin e atij investimi të madh që ka bërë komuniteti ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Pas përpjekjes që po bëhet nga maxhoranca për të kanalizuar gjithçka të keqe tek presidenti i vendit, duket se arrestet s’do të lenë rehat dhe politikanët e dy krahëve. A të jetë vallë edhe kjo e kalkuluar?

Ka një përpjekje, në orët e fundit, të shumë instancave sa i përket afateve të krijimit të strukturave të Drejtësisë. Gramoz Ruçi, Kryetari i Kuvendit ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me grupin e Majtë parlamentar  ndërsa i ka kërkuar llogari për pjesën e tyre të detyrës sa i përket ndihmës për strukturat e Drejtësisë, ndërsa nga opozita vijon një mosbesim i hapur, që do të kulmojë me shumë gjasa me mos njohjen e verdikteve të Drejtësisë. Fakti është se procesi i Vetting megjithë fshesën e tij të hekurt dhe të justifikuar duket se ka një lloj mungese ekuilibri sa i përket dlirësisë së individëve të ndryshëm. Media ka dhënë shumë dëshmi në këtë rast, që e konfuzojnë më shumë publikun shqiptar sa i përket Reformës në Drejtësi, ku në jo pak raste personazhe të përfolur e kanë kaluar Vetting-un, përkundrejt të tjerëve të papërfolur që se kanë kaluar!! Ndaj një pjesë jo e vogël e shqiptarëve beson se Reforma nuk do të japë rezultatet e duhura, kurse një pjesë më e madhe beson se ndryshimi është tek dera. Kaosin e shton presidenti i vendit Ilir Meta me deklaratat e tij konfuze dhe patetike por edhe me pohimet cinike ndaj reformës. Në orët e fundit, shqetësimi i tij është rritur sepse Komisioni parlamentar i Ligjeve përcolli një mesazh sipas të cilit KLGJ-ja, në raportin që i ka dërguar Kuvendit, ka gjetur një sërë shkeljesh të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), nën kryesimin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë, bëri që zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, të reagonte me deklaratën e kryetares Felaj, që sipas tij linin të dyshohet për arrestimin e Metës.

Nga ana tjetër, i gjithë investimi i PS-së për ta shkarkuar presidentin ka krijuar një perceptim se personazhe të saj nuk kanë më frikë nga Reforma. Këtë e përligj protagonizmi ende i deputetëve dhe zyrtarëve të përfolur nga ana e PS-së, që nuk merren të pandehur. Teksa në PD frika është më evidente sepse PD ka hequr dorë nga institucionet duke ia lënë fatit në dorë atë që do ndodhë me të. Në një farë mënyre, ata shpresojnë që duke vazhduar me bojkote të arrihet të pretendohet se gjithçka bëhet dhe do ndodhë për inatet politike të socialistëve. Pritet që denoncimet e opozitës të fillojnë që me arrestet e para duke përcjellë kriza të reja nëse Drejtësia nuk do të jetë shumë e qartë.

PS-ja tashmë ka detyrë më të vështirë sepse duhet të hapet dhe të jetë e përgatitur për ata që Drejtësia shqiptare do të vendosë në bankën e të akuzuarve. Paçka se lirshmëria sesi disa po kalojnë Vetting-un tregon se do të ketë marifete të reja.

Njerëzit po mendojnë sërish për ngërçe të reja dhe me këtë shpjegohet edhe se pse nuk kanë frikë politikanët, që po na përgatisin ngërçe të reja. Ky është lajm i keq dhe e ul disi optimizmin e shefes së ONM-së, Calavera, që pak orë më parë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Poznan të Polonisë, u shpreh se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg. “Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”, ka thënë Calavera gjatë fjalës së saj.

Më mirë nuk thuhet dhe duket se ka ardhur koha, por për një gjë publiku është i paqartë: Pse vallë PS dhe PD nuk kanë frikë apo sepse marifetet janë bërë sërish, duke e bërë edhe këtë reformë shumë hibride…të dhimbshme për njerëzit dhe të lehtë për zyrtarët. (Javanews)

 

Tags: ben andoniPDPS

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Ambasadorja Glover, takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri

Zgjedhjet/ Ambasadorja Glover, takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri

Albi Nako flet për ndarjen: Marrëdhënia me Albën …

Albi Nako flet për ndarjen: Marrëdhënia me Albën ...

Mbledhja e FSHF-së/ Komiteti Ekzekutiv kërcënon klubet e Superligës për financat

Mbledhja e FSHF-së/ Komiteti Ekzekutiv kërcënon klubet e Superligës për financat

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje
Aktualitet

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

by mirseda
13:22 | 11/08/2025
0

Në një aksion të përbashkët mes Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës,...

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com