Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Berlini mbështet procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Berlini mbështet procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Zyrtarët e Bashkimit Evropian bënë përpjekje të sigurojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë t’i bashkohen BE-së, se bllokut ende qëndron pozitiv për aspiratat e tyre. Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha se Berlini mbështet procesin e pranimit të gjashtë vendeve të rajonit.

“Të gjithë jemi përgjegjës për të siguruar që perspektiva e pranimit në BE mbetet konkrete”, tha ai, duke folur gjatë një samiti të Ballkanit Perëndimor, në qytetin polak Poznan. Në komentet e tij, Roth bëri thirrje, për një hapje të shpejtë të bisedimeve të vonuara të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa anëtarë të bllokut, duke përfshirë Francën dhe Holandën ishin kundër hapjes së negociatave. Katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë të anëtarësohen në BE, janë Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Në hapjen e samitit dy-ditor, ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, bëri thirrje për “bashkëpunim më të fortë” midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e “stabilitetit dhe zhvillimit” të rajonit.Të premten, samitit do t’i bashkohen krerët e BE-së duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministren britanike në largim, Theresa May, kryeministrin francez Edouard Philippe dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, bëri të ditur se tashmë ka udhëtuar në Poznan, për të marrë pjesë në Samit. “Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, shkroi Haradinaj. Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Tags: Ballkani PerëndimorbeBerliniMerkel

TË LIDHURA

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Tronditet Kavaja/ Përplasje me armë mes dy bandave, vritet kalimtari, plagosen 4 të tjerë

Ngjarja tronditëse në Kavajë/ Policia arreston 5 persona, 1 tjetër në kërkim (Emrat)

Shkarkimi i presidentit/ Komisioni i Ligjeve i jep ‘goditjen’ e fortë Metës

"Sapo kalova edhe Spaçin"/ Meta niset drejt Tropojës: Do kënaqeni kur t'ju tregoj...

Pamjet që i nxorën zbuluar/ Vajza e Majlinda Bregut dhe Erik Fullani po kalojnë pushimet bashkë

Pamjet që i nxorën zbuluar/ Vajza e Majlinda Bregut dhe Erik Fullani po kalojnë pushimet bashkë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com