Një 17-vjeçar shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është mbytur në ujërat e lumit Chiusella.
Sipas mediave vendase, i mituri shqiptar, i cili jetonte në Settimo Torinese, kishte shkuar në lumë së bashku me tre shokët e tij.
Për shkak të rrymës së fortë, adoleshenti mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj pasi ishte zhytur nën ujë. Shokët e tij janë përpjekur ta shpëtojnë por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë.
Ata kanë treguar se 17-vjeçari ishte munduar të mbahej pas shkëmbinjve, por në një moment ata nuk arritën ta dallonin më.