Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si po administrohet 30 qershori?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si po administrohet 30 qershori?

Nga: Ervis Iljazaj

30 qershori konsiderohej si një ditë që do të arrinte kulmin e konfliktit politik. Dhe kur një krizë politike arrin kulmin e saj, atëherë ky moment shërben edhe si zgjidhje e situatës. Me sa duket, nuk ndodhi kështu. Me të gjitha gjasat kulmi i krizës nuk ka arritur ende. Në të kundërt do të dukej një dritë në fund të tunelit për ta zgjidhur këtë situatë.

Kështu që, 30 qershori prodhoi zgjedhje me insistimin e mazhorancës, por nuk prodhoi zgjidhje. Zgjidhja politike në Shqipëri duket ende larg. Situata pas 30 qershorit duket po njësoj. Palët politike janë në qëndrimet e mëparshme, madje edhe më ekstreme se më parë.

Si për të ndihmuar këto qëndrime të skajshme të politikës dhe për ta lënë gjendjen politike në vend ishte pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit. Sipas shifrave zyrtare, pjesëmarrja ishte 21.6%. Edhe pse manipulimet për pjesëmarrjen janë të mëdha, duke qenë se ishin zgjedhje të organizuara nga një forcë e vetme politike, kjo shifër nuk e ndihmoi aspak daljen nga kriza. Ishte një pjesëmarrje në kufijtë e legjitimitetit të votimeve nga një anë, por edhe një shifër, e cila nuk ka asnjë dyshim që konfirmojë kauzën e opozitës dhe të Lulzim Bashës.

E në këtë kuptim, të gjitha palët mbas 30 qershorit nuk krijuan asnjë moment të ri politik, por theksuan edhe njëherë problemet politike para tij.

Tanimë është më e paqartë se kurrë se si do të zgjidhet ky ngërç. Sepse, 30 qershori nga politika shqiptare po administrohet më keq sesa periudha përpara tij. Opozita vazhdon të ketë vetëm një kusht, atë të largimit të Edi Ramës. Ndërsa mazhoranca vazhdon të mos e kthejë kokën nga gjysma e shqiptarëve, të cilët janë përjashtuar tanimë nga çdo proces demokratik dhe politik.

E sigurt është, se kjo gjendje do të vazhdojë për një periudhë tjetër kohore, por jo shumë gjatë. Herët apo vonë një zgjidhje do të vijë. Sepse, kjo nuk mund të jetë një gjendje e përhershme e politikës shqiptare. Çështja është se me çfarë kosto për shoqërinë shqiptare do të ndodhë kjo?

Duhet një exit way, e cila të ruajë ekuilibrin politik dhe sidomos atë shoqëror të Shqipërisë. 30 qershori nuk e prodhoi një të tillë. Përkundrazi, qytetarët shqiptarë nuk e konsideruan si zgjedhje, dhe janë në pritje të një mënyre tjetër.

Kriza politike tanimë është e plotë. Nga një krizë politike qendrore, është transferuar dhe në atë lokale me kryetarët e bashkive të opozitës që deklaruan se nuk do të dalin nga zyra.

Një nga arsyet bazë se përse erdhën në këtë krizë dhe përse ajo po vazhdon, është pa dyshim sjellja e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, ose mungesa e arbitrit në këto raste. Nëse prokuroria shqiptare do ta bënte punën e saj, ashtu siç duhej, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot, duke pasur parasysh pretendimin bazë të opozitës për vjedhjen e votave, e cila nuk u hetua për asnjë çast. Gjithashtu, mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që konflikti politik të administrohet me anë të forcës dhe jo me anë të arbitrit dhe arsyes.

Prandaj, për sa kohë që arbitri do të mungojë, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në matje forcash midis palëve, gjë e cila po e çon vendin drejt një të ardhmeje të pasigurt.

Për të gjitha këto arsye, kriza u krijua nga pushteti gjyqësor dhe zgjidhja me të gjitha gjasat do të vijë po nga ajo.

Fakti është se, palët politike nuk kanë kuptuar asgjë nga gabimet e tyre të këtyre 6 muajve dhe po vazhdojnë t’i përsërisin ato, në dëm të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare./Gazeta Liberale

 

Tags: 30 qershoriervis iljazajZgjedhjet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Mziu: Harrojeni, nuk e lëshoj zyrën!

Mziu: Harrojeni, nuk e lëshoj zyrën!

Mësuesit, 6 mijë kandidatë për 1400 vende të lira. Kur bëhet testimi

Mësuesit, 6 mijë kandidatë për 1400 vende të lira. Kur bëhet testimi

Kryebashkiakët e PD-së nuk lirojnë zyrat/ Kapllanaj: Gati për zgjedhje më 13 tetor

Kryebashkiakët e PD-së nuk lirojnë zyrat/ Kapllanaj: Gati për zgjedhje më 13 tetor







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

by mirseda
12:39 | 04/11/2025
0

Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin...

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

12:34 | 04/11/2025
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

12:31 | 04/11/2025
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

12:28 | 04/11/2025
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com