Ndonëse Albi Nako dhe Alba Hoxha asnjëherë nuk e pranuan marrëdhënien e tyre, shpeshherë u fotografuan bashkë, e madje u përfol se do të zyrtarizonin lidhjen.
Një muaj më parë, koreografi dhe balerina e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit.
Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.
Sipas ‘Panorama Plus’, mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.
Nëse kthehemi pas në kohë, babai i Albit kur ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, tha se nusen e djalit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë.