Tashmë është zyrtare! Kristian Zapata është lojtari më i ri i Xhenoas. Kolumbiani la Milanin këtë fund sezoni dhe iu bashkua skuadrës së Ligurias me parametra zero. Akordi ishte gjetur me kohë, por pritej që 32-vjeçari të mbaronte impenjimet e tij me kombëtaren kolumbiane në “Kupën e Amerikës”.
“Sport Mediaset” raporton se Zapata ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me gjenovezët, të cilët duan të bëjnë një sezon më të mirë se ky që lamë pas, ku vetëm javën e fundit siguruan mbijetesën. Kujtojmë që Zapata ishte pjesë e Milanit për shtatë sezone dhe ka qenë një nga shtyllat e ekipit në këto vite të vështira të kuqezinjve.