Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

DW: Edhe një samit tjetër, për postet kryesore në BE

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: Edhe një samit tjetër, për postet kryesore në BE

Pokeri politik për postin më të rëndësishëm në BE, atë të presidentit të Komisionit Evropian vazhdon. Në samitin e posaçëm të BE të dielën (30.06) krerët e shteteve e qeverive duan të bien dakord për disa emra

Grindja për postet më të larta të personelit në BE pas zgjedhjeve europiane në fund të majit, i mbledh edhe njëherë të dielën krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Eruopian në Bruksel të dielën. Sipas informacioneve të mediave, shanset e kandidatit kryesor të partive popullore europiane, Manfred Weber për të qenë president i Komisionit Europian duket se nuk janë më realiste.

„Welt am Sonntag” ka raportuar të shtunën, se krerët e qeverive të BE në samitin e G20-s në Japoni kanë rënë dakord që Weber të mos jetë kreu i ri i KE dhe se Merkel e ka pranuar këtë. E pyetur në Osaka për këtë çështje, Merkel është shprehur vetëm, se „unë mbështes gjetjen e një zgjidhjeje”. Sipas Merkel „kjo duhet të bëhet mbi bazën e kandidatit kryesor”, citon dpa, kancelaren gjermane. Presidenti francez, Macron që e kundërshtoi fort zgjedhjen e Weber, u shpreh në Osaka, se „mendoj se gjërat po ecin përpara”.

Fran Timmermans kreu i ri i KE?

Megjithëse nga qarqet e partisë konservatore gjermane, CSU-së është thënë, se Weber është ende kandidat dhe se duhet të zgjidhet president i Komisionit Europian, në media është lakuar të shtunën emri i Frans Timmermans, kandidatit kryesor të socialdemokratëve, grupimit që fitoi më pak vota se konservatorët. „Welt am Sonntag” raportoi, se krerët e BE po konsultohen, nëse në vend të Weber mund të bëhet Timmermans apo një përfaqësues tjetër nga konservatorët president i KE.

Nga qarqet e politikanëve të CSU, theksohet se për partitë popullore europiane (PPE) është e rëndësishme që të ruhet parimi i kandidatit kryesor. „Jemi të hapur për kompromise, por në kuadër të rezultateve të zgjedhjeve, që e bënë PPE partinë kryesore në Parlamentin Europian.”

Parimin e kandidatit kryesor e mbështesin edhe socialdemokratët. Achim Post, zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrat u shpreh se presidenti i ri duhet të vijë nga rrethi i kandidatëve kryesorë. „Gjithçka tjetër do të ishtë thyerje fjale e votuesit europian.” Agjencia gjermane e lajmeve, dpa njofton, se sipas burimeve të saj, Frans Timmermans mund të zgjidhet president i KE, kurse Manfred Weber, president i Parlamentit Europian. Por ende paketa e re e personelit nuk është mbyllur.

Kryetari i grupit parlamentar Të Gjelbër, Reinhard Bütikofer u shpreh për grupin mediatik, Funkemediengruppe, se ai do ta përshëndeste, nëse Timmermans do të zgjidhej kreu i KE-së, kurse Weber president i Parlamentit Europian. Edhe kreu i grupit socialdemokrat në PE, Jens Geier, tha se „është inkurajuese që parimi i kandidatit kryesor funksionon. Krahas kreut të Komisionit Europian, krerët e shteteve dhe qeverive duan të bien dakord edhe për emrin e kryetarit të Këshillit të BE, atë të presidentit të Bankës Qendrore Europiane, si edhe të Ngarkuarit për Politikën e Jashtme në BE. /DW/

 

Tags: beDWpostet kryesoresamit tjetër

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Me maska dhe me kallash, policia arreston 1 person për “pengim të procesit të votimit”

Me maska dhe me kallash, policia arreston 1 person për “pengim të procesit të votimit”

Atentat me breshëri plumbash ndaj vëllezërve, vdes i riu 22-vjeçar

Atentat me breshëri plumbash ndaj vëllezërve, vdes i riu 22-vjeçar

Zgjedhjet 2019/ DW: Rama gati për dialog, por Basha e refuzon

Zgjedhjet 2019/ DW: Rama gati për dialog, por Basha e refuzon







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com