Dy vëzhgues të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit janë shoqëruar në polici. Klevis Berzheta dhe Fredi Davidi janë shoqëruar në polici në Topojë të Fierit.
Sipas PD-së së Fierit, ata janë marrë nga policia pasi numëronin personat që hynin për të votuar. Burime nga policia kanë bërë me dije se po këta persona pengonin qytetarët të shkonin për të votuar.