Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkarkimi i Zef Hilës/ Shoqata e Bashkive: Rama po hakmerret politikisht!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimi i Zef Hilës/ Shoqata e Bashkive: Rama po hakmerret politikisht!

Shoqata e Bashkive ka reaguar menjëherë në lidhje me shkarkimin me vendim të Këshillit të Ministrave të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Në njoftimin e shpërndarë për media, thuhet se kryebashkiakët janë përballë një hakmarrje të pastër politike.

Madje ata shkojnë edhe më tej duke i kujtuar kryeministrit Rama, se po sillet si një prokuror dhe paralajmëron ndjekjen penale për kolegun e tyre. “Vendimi hakmarrës politik i kryeministrit, vjen në një kohë kur mungojnë edhe garancitë kushtetuese për të ushtruar të drejtën e ankimit, që organeve të zgjedhur drejtpërdrejtë të qeverisjes vendore, i njeh Kushtetuta në rast shpërndarje/ shkarkimit”, thuhet ndër të tjera.

Vendimi/Rama shkarkon Zef Hilën

Deklarata e plotë

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është njohur përmes mediave për aktin e rëndë antikueshtetues, në shkelje dhe tejkalim të kompetencave të kryeministrit të vendit për shkarkimin e kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau- Dejës z. Zef HILA.

Pa më të voglin dyshim, jemi përballë një hakmarrje të pastër politike, ndëshkim për z. Hila dhe kryebashkiakët e tjerë që po kërkojnë të zbatohet Kushtetuta, Dekreti i Presidentit të Republikës, ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”etj. Përveç shkarkimit, tashmë duke u sjellë si një prokuror, paralajmëron edhe ndjekjen penale për kolegun Hila.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” e përcaktojnë qartë se kur mund të shpërndahet/ shkarkohet organi i zgjedhur drejtpërdrejtë i njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 115 e përcakton qartë, në pikën 1 të tij se: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.”. Në asnjë rast, nuk ka indicie, aq më pak prova që z. Hila ka shkelur rëndë Kushtetutën apo ligjet.

Vendimi hakmarrës politik i kryeministrit, vjen në një kohë kur mungojnë edhe garancitë kushtetuese për të ushtruar të drejtën e ankimit që organeve të zgjedhur drejtpërdrejtë të qeverisjes vendore, i njeh Kushtetuta në rast shpërndarje/ shkarkimit. Neni 115, pika 2 e tij e përcakton qartë dhe prerë se: “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”.

Edhe neni 62 i ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” përcakton se: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”. Në asnjë nga rastet e mësipërme, nuk mund të klasifikohet vendimi i paligjshëm i kryeministrit, me propozim të ministrit të brendshëm të tij.

Në këtë situatë të një vakumi institucionesh si Gjykata Kushtetuese, e cila është nxjerrë jashtë funksioni nga kjo mazhorancë në emër të “reformës në drejtësi”, po hidhet një hap tjetër i rëndë antikueshtetues duke cenuar parimet e autonomisë së vetëqeverisjes vendore, të sanksionuara në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, ratifikuar edhe nga Shqipëria.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Nga ana tjetër, do të vëmë në dijeni për këtë shkelje të rëndë nga ana e kryeministrit dhe qeverisë, të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë investuar në ndërtimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në Shqipëri nga viti 2015 e në vijim.

Shprehim indinjatën tonë për këtë sulm të paprecedent jo vetëm ndaj kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau Dejës z. Zef Hila por edhe ndaj zgjedhurve vendorë legjitimë dhe të votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët.

I bëjmi thirrje kryeministrit, të tërhiqet nga ky vendim antikushtetues dhe i pabazuar në Kushtetutë e në ligje, duke e siguruar se do të vazhdojmë të zbatojmë si deri më tani Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

 

Tags: ramashoqatazef hila

TË LIDHURA

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor
Ekonomi

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

14:31 | 20/06/2025
Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Aktualitet

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

14:27 | 20/06/2025
Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Kryesore

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

14:25 | 20/06/2025
Next Post
Pjesë e ‘listës së zezë’, Llalla shpenzon 10 mijë USD për lobim në SHBA

Akuzohet për pastrim parash, Krimet e Rënda kërkojnë zgjatjen e hetimeve për Llallën

Ish-prokurori Hajdari: Prokurorët që hetuan dosjen “184” të dalin para drejtësisë, si zgjidhet kriza

Ish-prokurori Hajdari: Prokurorët që hetuan dosjen “184” të dalin para drejtësisë, si zgjidhet kriza

Bardh Spahiu u arrestua ‘live’/ Acarohet Basha: Nuk do të ndalemi derisa ta shporrim

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Basha: Hakmarrje personale, i erdhi fundi

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin
Bota

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

by mirseda
14:55 | 20/06/2025
0

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë gati t’i ofrojnë Iranit një marrëveshje për “negociata të plota”...

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

14:46 | 20/06/2025
SHBA kalon në çerekfinalet e ‘Gold Cup’, Trinidad e Tobago dhe Haiti ende në garë…

SHBA kalon në çerekfinalet e ‘Gold Cup’, Trinidad e Tobago dhe Haiti ende në garë…

14:32 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com