Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-prokurori Hajdari: Prokurorët që hetuan dosjen “184” të dalin para drejtësisë, si zgjidhet kriza

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-prokurori Hajdari: Prokurorët që hetuan dosjen “184” të dalin para drejtësisë, si zgjidhet kriza

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për dosjen 184, përgjimet e së cilës u publikuan pak ditë më parë nga gazeta gjermane Bild dhe tronditën opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ish-prokurori e cilësoi tërësisht të papërgjegjshme sjelljen e prokurorëve që kanë pasur këtë çështje në dorë, pasi kanë konsumuar elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”.

“Unë edhe shumë kolegë që janë akoma në Prokurori, kemi marrë përsipër me gjithë problematikat që ka pas Prokuroria ndër vite, dhe kemi hetuar çështje që jo kanë qenë të vështira, por kanë qenë dhe me risk personal fizik për prokurorët që i kanë marrë përsipër. Ju garantoj që kjo që ka ndodhur me këtë dosje (184), pak ditë përpara zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2016, edhe pak ditë mbrapa ku janë kapur përgjime të njerëzve, është sjellja më e papërgjegjshme e atyre prokurorëve që e kanë pas këtë çështje në dorë. Sepse kanë pas bazë të mjaftueshme ligjore, që në bazë të përgjimeve të bëra, të plotësohen edhe prova të tjera për të parë ku jemi.

Ata që e kanë pas këtë çështje në dorë, dhe prokurori i Përgjithshëm, këtu jemi dhe do shikojmë, kur të fillojë të funksionojë drejtësia, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Këto njerëz do të merren në përgjegjësi penale, të parët janë këto që kanë marrë përsipër që të kenë indicie për hetimin e një vepre penale kaq të rëndë dhe të mos bëjnë hetime. Ky është shpërdorim detyre. Unë nuk merrem me emra, unë merrem me rastin konkret. Domethënë në qoftë se ato përgjime janë marrë në rrugë të ligjshme ligjore, janë marrë me kërkesë të prokurorit dhe me miratimin e gjykatës, pra vërtetohet plotësisht se ato çka kemi dëgjuar janë marrë në rrugë ligjore, dhe këto i kanë mbajt dhe në qoftë se burimi i daljes së këtyre përgjimeve është pikërisht prokuroria, duhet hetuar jo në kuptimin pse doli, se shumë mirë që doli. Por nga ana tjetër ti i ke këto për t’i hetuar, nuk i heton, dhe në një moment të caktuar ti i transferon këto për të bërë një zallamahi kaq të madhe në Shqipëri dhe ti ke abuzuar shumë rëndë me detyrën edhe mbi betimin që ke bërë në Kushtetutë kur emërohet prokuror. Dhe këta që kanë pasur këto përgjime në dorë, këta nuk janë prokurorë, këta janë palaço”.

Hajdari tha më tej se përgjegjësia është e prokurorit të çështjes, drejtuesit të prokurorisë por edhe e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të gjithë ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Kur i more këto përgjime, je i detyruar të bësh hetime, jo nuk të lë politika, se tani ke për të shkuar në burg, sepse ke pas përgjime, ke pas indicie për të cilat je i detyruar të bësh hetime dhe s’ke bërë asnjë veprim! Por të mos bësh asnjë hetim dhe shqiptarët t’i marrin veshin këto përgjime pas 6 vjetësh, kjo është e tmerrshme.

Kush e penguar Adriatik Llallën dhe prokurorin që ka pasur çështjen? Adriatik Llalla është turpi i prokurorisë shqiptare, ka ikur në mënyrën më të turpshme. Adriatik Llalla ka qenë i papërgjegjshëm. Si mendon, se këto përgjime nuk i ka nxjerrë Adriatik Llalla? Ka prokurorë në shkallë të parë që t’i marrin vesh këto përgjime e mos t’i raportojë Prokurorit të Përgjithshëm? Përgjimi është mjet për kërkimin e provës. Mua më dhimbset Prokuroria shqiptare e cila me këto histori po deligjitimohet dita-ditës. Kjo është e tmerrshme. Përgjegjësia është e prokurorit të çështjes, drejtuesit të prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kanë pasur dijeni për përgjimet, e kanë lënë aty dhe më keq akoma mund t’i kenë përdorur si mjet shantazhi për politikanët.”

Sa i takon krizës politike në vend, Hajdari tha se menjëherë pas 30 qershorit, duhet bërë një reformë e thellë nga vetë liderët e partive politike.

Ai iu referua nismës së ish-presidentit Moisiu për zgjidhjen e krizës, ndërsa tha se duhet nisur nga riparimi i ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008, depolitizimi i komisionit të numërimit të votave dhe së fundmi hapja e listave zgjedhore.

“Në korrik e mbrapa ne duhet të bëjmë një reformë të thellë, për të ndërtuar rregullat e fushës së futbollit se nuk kemi rregulla, i kemi prishur në vitin 2008. Presidenti Moisiu pardje ka deklaruar përpara shqiptarëve 7 pika në të cilat do të mbështetet reforma, jo vetëm reforma zgjedhore por edhe kushtetuese. Ka edhe burra të tjerë që kanë qenë kundër ndryshimeve të 2008-ës dhe historia u dha të drejtë atyre që për këto ndryshime votuan kundra. Ekuacioni i zgjidhjes së krizës është riparimi i ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008. Janë pjekur të gjitha kushtet që dy liderat e vendit të bien dakord për të bërë ringritjen e demokracisë me një reformë të thellë. Presidenti në 2008-ën ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Me inisiativën e PD u miratua një ligj për dekriminalizimin që minimizon përfshirjen e të fortëve, të gangsterëve në politikën shqiptare. Nqs ky kuadër nuk është plotësuar akoma, kemi kohë që ta rregullojmë e ta forcojmë akoma më shumë mundësinë e përfshirjes për kandidatë për deputetë të njerëzve që kanë rekorde kriminale. E dyta, në mënyrë urgjente duhet të depolitizojmë komisionet e numërimit të votave. Këtë e duan të gjithë shqiptarët, e do SHBA, e do BE dhe do bëhet. Pika tjetër është hapja e listave zgjedhore, të bëhen lista të hapura”, tha mes të tjerash Shkëlqim Hajdari./ Tirana Today

 

Tags: dosjen 184Hetuanpara drejtësisëProkurorëtShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

19:13 | 26/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar
Politikë

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Next Post
Bardh Spahiu u arrestua ‘live’/ Acarohet Basha: Nuk do të ndalemi derisa ta shporrim

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Basha: Hakmarrje personale, i erdhi fundi

Gati për thyerje pjatash, zbulohet se kur do nisë ‘Hell’s Kitchen’ me Renato Mekollin

Gati për thyerje pjatash, zbulohet se kur do nisë 'Hell’s Kitchen' me Renato Mekollin

Organizatat ndërkombëtare të medias dënojnë padinë e Ramës ndaj gazetarit të Bild

Organizatat ndërkombëtare të medias dënojnë padinë e Ramës ndaj gazetarit të Bild







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com