Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ismajli shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk ia duan të mirën kombit shqiptar

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Ismajli shpërthen ndaj gazetarëve: Nuk ia duan të mirën kombit shqiptar

“Ismajli, Kosova po fiton nga ana tjetër, ndërsa Shqipëria humbi. Si ndihesh tani?”, është pyetja që rëndomtë një media televizive në vendin tonë i drejtoi për herë të tretë Ardian Ismajlit. Mbrojtësi kuqezi i vendosur në siklet dhe situatë aspak të mirë, u shpreh në konferencën për shtyp se nuk e kuptonte se përse i bëhej një pyetje e tillë.

“Kush mi drejton këto pyetje, nuk ia duan të mirën kombit shqiptar”, shprehet për median tonë. Ismajli momentalisht po zhvillon përgatitjet për kualifikueset e “Europa League” me Hajdukun e Splitit.

Nga një futbollist që e nisi nga stoli, në titullarin e padiskutueshëm dhe mbrojtësin më të mirë në Kroaci. Sa e vështirë ishte të ecje me hapa të tilla?

Hajduku vetëm me dy ndeshje prove më ka ofruar kontrat tre vjeçare. Pas tre muajsh më dërguan në ekipin e parë, ku kam luajtur edhe në kualifikimet e “Europa League”. Me ndryshimin e drejtuesave dhe trajnerit, kalova një periudhë shumë të vështirë. Por vetëm me durim, punë dhe karakterin e fortë ia dola. Pa harruar edhe përkrahjen e babait, që gjithmonë më ka këshilluar të jem i durueshëm. Tani arrita të jem titullar në skuadrën time dhe një ndër mbrojtësat më të mirë në kampionatin kroat.

Jemi në periudhë merkato dhe kemi dëgjuar për interesime të ndryshme rreth teje, madje edhe nga Atalanta. Do të kemi një lëvizje të bujshme këtë merkato?

Po e vërtetë, ka interesime nga klube të mëdha europiane. Nuk mund të them më tepër, për momentin jam i fokusuar te ndeshjet që do t’i luajmë për kualifikueset e “Europa League” me Hajdukun. Jemi duke pritur ende dhe do të shohim sa i përket kësaj çështje.

Për të ardhur te Kombëtarja. Menjëherë fanellën e titullarit. E prisje një gjë të tillë?

Duke parë formën e mirë që po kaloja në kampionatin kroat, ku thuajse në çdo javë gjendesha në formacionin e javës, apo që erdha edhe si kapiten i Kosovës U-21, mund të them se e prisja që të isha titullar te Shqipëria.

Lorik Cana po i mungon kësaj Shqipërie. Me lojën e ashpër, ndërhyrjet gërshërë dhe saktësinë keni të njëjtën ngjashmëri. Mos ndoshta brenda pak vitesh e rigjejmë kapitenin legjendar?

Aktualisht nuk e kam mendjen te çështja e kapitenit. Për mua e rëndësishme është që Kombëtarja të ketë paraqitje të mira dhe të marrim rezultate të mëdha. Pra të arrijmë objektivin tonë, që është pjesëmarrja në kampionatin europian dhe atë botëror.

Kohët e fundit ka edhe një lojë të ashpër që nxit frymën e përçarjes që vjen nga disa zyrtarë rrotull nesh. Ti vetë e ke përjetuar, sa keq po menaxhohet e gjitha kjo situatë?

Për mua është e tmerrshme, e papranueshme kjo frymë e urrejtjes dhe në veçanti për disa zyrtarë nga të gjitha anët. Ne kemi qënë dhe do të jemi një, gjithmonë shqiptarë.

E vërtetë, por edhe mediat nuk ngelen pas. Gjithmonë je vendosur në siklet me pyetjet e tipit: “Shqipëria po humbet, Kosova po fiton”. Pyetja jonë më e mirë do të ishte, si do të ndiheshe nëse Shqipëria dhe Kosova takohen në Europian?

Këta njerëz që më drejtojnë pyetje të tilla, nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. Sa i përket pyetjes suaj, do të ishte një ndër mrekullitë e mëdha dhe nuk kam dyshime se do të vijë koha kur Shqipëria dhe Kosova të marrin pjesë në kompeticione të këtij niveli. /Shqiperia.ch

Tags: duangazetarëveIsmajlikombitmirënshperthenshqiptar

TË LIDHURA

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

23:06 | 07/06/2025
Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!
Sport

Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!

21:41 | 07/06/2025
Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë
Sport

Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë

21:39 | 07/06/2025
Next Post
A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

A do të dëgjohet zëri i popullit më 30 qershor?

Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë

Alba Hoxhës i vjen në majë të hundës/ E revoltuar, flet për shtatzëninë

VIDEO/ Merkel probleme me shëndetin, dridhet sërish në konferencë

VIDEO/ Merkel probleme me shëndetin, dridhet sërish në konferencë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com