Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha, Kryemadhi, “revolucionarë” me negocim

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Edhe Erdogani do ta kishte zili”, Bushati flet rreth krizës politike

Nga: Andi Bushati

Mbi aksionin e opozitës po vërtitet hija naivo- fëmijërore e 18 majit: ajo se revolucioni mund të përfundojë me negocim. Po të shohësh ditët e fundit, si në fjalorin dhe protestat e organizuara nga dy liderët kryesorë, thirrjet për dhunë janë zëvendësuar me ato për paqe. Kreu i PD bëri çështë e mundur të propagandonte se mitingun e të premtes do të dilte me vajzat, të njëjtën gjë ia kërkoi edhe ish deputetëve të tij, ndërsa Monika Kryemadhi është shndërruar nga “shtrigë” në “ëngjëll”, që pas udhëtimit shëndetësor jashtë Shqipërisë.

Ka edhe më, slogani i famshëm “në 30 qershor nuk ka zgjedhje” tani po zbutet e po rrumbullakoset duke i shtuar edhe konceptin “ato nuk do i njohim”. Pra mesazhi është krejtësisht i ndryshëm: “votimet do të bëhen, por opozita nuk do ti marrë në konsideratë”.

Në fakt, që kur opozita përzgjodhi rrugën radikale të djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, përpara saj u hapën dy rrugë, të dyja legjitime dhe të justifikueshme për gjendjen që kalon vendi: ose regjimi të refuzohej paqësisht dhe përmes metodave gandiane të pritej me durim deri sa ai të shkërmoqej duke ilustruar përpara qytetarëve rrezikun e rikthimit të një diktature, ose së dyti të tentohej përmbysja e tij me dhunë.

Nga 16 shkurti e deri përpara dy tre javësh, opozita vuri bast për opsionin e dytë. Vetë Basha u thoshte njerëzve pranë tij që predikonin variantin e parë se ky do të qe shkatërrimi i PD-së, se nëse Rama arrinte të mbante zgjedhje fibra opozitare do të shkërmoqej për një kohë të gjatë.

Në mbështetje të kësaj optike u shfaqën në protesta militantët me maska, molotovë, gurë dhe shkopinj. Në emër të saj Tirana u pasqyrua në mediat botërore si kryeqyteti i një vendi në prag të luftës civile.

Sa do brutale, e egër, me risk, që të dukej kjo rrugë, në fund të fundit, ajo qe e përligjur. Përballë një regjimi që mbahet në këmbë falë lidhjeve me krimin, që shpërndan gjithë pasurinë e përbashkët në duar të dhjetë vetëve dhe që në fund, kur për këto duhet të përballet më zgjedhjet, vë në punë narkotrafikantët për të ndryshuar rezultatin, ndoshta nuk ka zgjidhje tjetër.

Por habia, çoroditja, hallakatja e militantëve të opozitës është se kjo rrugë duket se po braktiset në apogjeun e saj.

Duke dalë mbrëmë për të thënë se dhuna i shërben Edi Ramës (po të qe kështu s’duhet të ishte ushtruar asnjë ditë) dhe duke vënë theksin tek bojkoti i zgjedhjeve, përpara versionit të prishjes së votimeve, Lulzim Basha po merr një kthesë të rrezikshme. Ai po ringjall fantazmën që e ndjek nga pas, që kur ka hyrë në politkë: ata të një politikani që nuk duhet marrë seriozisht.

Duke dhënë shenja se është i gatshëm të bëjë prapakthehu, ai po vërteton të gjitha tezat e makinerisë propogandistike të Edi Ramës. Prej disa javësh, mediat pranë qeverisë po i bien burive se Basha dhe Kryemadhi do të zbythen, se atyre i’u a kanë futur ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, se amerikanët po i tundit prangat e burgut dhe se ata nuk kanë mendere për ta përballuar këtë sakrificë, sepse kanë tepër për të humbur.

Nuk ka rëndësi se sa qëndrojnë këto teza, se sa janë ato fryt i shantazhit apo copëza të së vërtetës, e rëndësishme është që nëse Basha dhe Kryemadhi ndërmarrin, disa ditë para 30 qershorit, një piruetë të turpshme, ata i japin 100% kredibilitet atyre. Ata hyjnë në lëkurën e opozitarëve karagjozë që mendojnë vetëm për veten, duke shpallur mbi tryezë revolucionin dhe duke kërkuar poshtë saj negocimin e tij.

Ata e kanë mbarsur aq keq popullin opozitar, ata kanë ngritur sa e sa intelektualë të përqafojnë hashtagun #edheunë, ata kanë sakrifikuar edhe penalisht qindra militantw dhe njerëz që do të dalin nga zyrat e shtetit, sa në këtë pikë janë të dënuar të mos kthehen më mbrapsht edhe sikur një skuadër marinsash ti kidnapojnë me helikopterë.

Prandaj, nëse e bëjnë këtë kthesë groteske, ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj opozite. Sot ajo nuk rrezikohet as nga përdorimi i dhunës, as nga përplasja, as nga shpallja organizatë terroriste dhe as karantina ndërkombëtare. Sot ajo ka një rrezik më të madh: tradhëtimin nga liderët e saj.

Tags: ANDI BUSHATIbashaKryemadhi

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Gratë çmenden sot pas tyre, por ishin burrat të parët që veshën këpucët me taka

Gratë çmenden sot pas tyre, por ishin burrat të parët që veshën këpucët me taka

Zbulohet skenari i PD-së, ja se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Zbulohet skenari i PD-së, ja se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Drejtësia e 2018-tës

Kolegji Zgjedhor, pse dhe si e zyrtarizoi 30 Qershorin!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona
Aktualitet

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

by mirseda
14:28 | 28/08/2025
0

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës,...

Mashtrimet online, për të zhvatur para, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Mashtrimet online, për të zhvatur para, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

14:14 | 28/08/2025
Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

14:10 | 28/08/2025
Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën

13:39 | 28/08/2025
Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

13:34 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com