Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Padi Tiede-s? Qendra Europiane “godet” Ramën: Boll me “kazan”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Padi Tiede-s? Qendra Europiane “godet” Ramën: Boll me “kazan”

Kryeministri Edi Rama njoftoi të martën përmes rrjeteve sociale se autorizoi sot një avokat gjerman për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD. “Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije” – njoftoi zoti Rama zyrtarizimin e një hapi, që e pati përmendur edhe më parë. Vendimi i tij erdhi pak ditë pasi gazeta e njohur gjermane publikoi disa telefonata të përgjuara nga prokuroria shqiptare, ku dëgjohen kryeministri Rama, ministra dhe deputetë socialistë, që diskutojnë mbi zgjedhjet në një krahinë të vendit.

Sipas gazetës, bisedat provojnë abuzimet e socialistëve në zgjedhje, presione ndaj votuesve, blerje votash dhe kërcënime për votime familjare, për të maksimalizuar fitoren e të majtëve. Gazetari Tiede replikoi menjëherë në rrjetet sociale: “Për çfarë më akuzoni? Për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta?” – shkroi ai fillimisht. Më pas shtoi një status se kjo që bëri zoti Rama ishte një “çmenduri. Kryeministri i Shqipërisë Rama dëshiron të më padisë. Ai tashmë ka një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani”.

Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF) tha te njoftimi në rrjetet sociale për procesin gjyqësor të kryeministrit shqiptar kundër gazetarit Peter Tiede, se “vetëm një javë më parë zoti Rama i tha delegacionit tonë se nuk do të përdorë paditë penale kundër gazetarëve, por do të vazhdojë vetëm me padi civile kundër gazetarëve në “raste ekstreme”. Këshilltarja ligjore e kësaj Qendre, Flutura Kusari, tha për “Zërin e Amerikës” të martën në mbrëmje se “gjatë misionit tonë ne zbuluam se liria e shtypit në Shqipëri është duke u përkeqësuar. Në vend që të paditë gazetarët, kryeministri Rama duhet të angazhohet në përmirësimin e lirisë së medias dhe në sigurinë e gazetarëve në vend, dhe të ndalojë së thirruri ata “kazanë”.

Një mision prej 7 organizatash ndërkombëtare të lirisë së shtypit sapo është larguar nga Tirana, ku publikoi raport kritik, sipas të cilit “liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë”. Raporti përmend shprehimisht se “kryeministri Rama e mbrojti në takimin me delegacionin përdorimin e kësaj gjuhe sulmuese e propaganduese, por u angazhua të mos i thërrasë më gazetarët “kazanë” në të ardhmen”. Edhe drejtuesi i opozitës Lulzim Basha, tha misioni, i referohet medias si “të kapur dhe të blerë”, pra me një gjuhë që denigron gazetarët dhe i bën ata të duken si shënjestër e ligjshme për agresion në sytë e publikut, duke rritur rrezikun e kërcënimeve apo dhunës kundër tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se kryeministri Rama po e padit gazetarin gjerman, sepse publikoi vjedhjen e zgjedhjeve nga socialistët, sepse nxori lidhjet e tij me krimin. Zoti Basha, i cili nga ana e tij po akuzon prej disa ditësh dy televizionet më të mëdha kombëtare privat për shërbime ndaj qeverisë socialiste, tha se “Edi Rama paska vendosur të paditë një gazetar perëndimor në emër të krimit, në emër të avdylajve, lalave, dakove, gjiknurëve, manjave”, të cilët dëgjohen të diskutojnë nëpër ato telefonata”. Duke akuzuar gazetarin gjerman, kryeministri Rama, sipas zotit Basha, po mbron kriminelët dhe trafikantët, njëlloj si ka bërë edhe në shumë raste të tjera më parë.

“Ne jemi të shqetësuar se Shqipëria, një demokraci, një Shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe një vend kandidat për Bashkimin Europian, nuk po respekton detyrimet e saj për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit siç kërkohet nga ligji shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. – Kështu thuhet në raportin e përbashkët nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTIKULLI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët Pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore (SEEMO). /VOA

Tags: kazanMediaqendra europianerama

TË LIDHURA

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike
Aktualitet

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

09:12 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Next Post
Përplasen tre makina, humb jetën 18-vjeçari në Lushnje

Përplasen tre makina, humb jetën 18-vjeçari në Lushnje

PD del blof, synohet kaos dhe tension deri më 2 korrik. Ja faksimilja

PD del blof, synohet kaos dhe tension deri më 2 korrik. Ja faksimilja

Trump kërcënon me zhdukje Iranin: Injorantë!

Trump kërcënon me zhdukje Iranin: Injorantë!







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

by mirseda
09:56 | 31/01/2026
0

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e...

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

09:12 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com