Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Denar Biba: KQZ sapo bëri historinë!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Denar Biba: KQZ sapo bëri historinë!

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, nuk e ka fshehur kenaqësinë personale teksa ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, për pavlefshmërinë e dekretit të Metës, dhe rrëzimin e kërkesës së Idajet Beqirit për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një komenti të detajuar, ai thotë që në krye të herës se Kolegji Zgjedhor, votoi unanimisht 5-0, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar.

Thënë ndryshe, Kolegji Zgjedhor sapo la në fuqi vendimmarrjen e KQZ. Në komentin që e ka ndarë me ndjekësit në Facebook, Denar Biba shkruan se KQZ u gjend para një situate ku ose do të ndërpriste procesin zgjedhor, ose do të vijonte përgatitjet. Për të, KQZ sapo bëri historinë, dhe se kjo është një ditë e mirë për shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Statusi

Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.

Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.

Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit. KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.

KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.
Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht. KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.
Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.

Tags: Denar BibaKolegji ZgjedhorMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Soreca takohet me kreun e KED: Gjykata e Lartë, funksionale sa më shpejt

Soreca takohet me kreun e KED: Gjykata e Lartë, funksionale sa më shpejt

Edicioni informativ i datës 11 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Dua Lipa thyen tjetër rekord, e para femër në histori

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Metën, presidenti bën lëvizjen e radhës

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Metën, presidenti bën lëvizjen e radhës







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com