Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ja ç’do ndodhë nesër

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fati i 30 qershorit në duart e Kolegjit Zgjedhor, ja ç’do ndodhë nesër

Në kulmin e krizës politike që ka mbërthyer vendin dhe kur palët në politikë nuk gjejnë dot gjuhën e dialogut, janë njerëzit e drejtësisë që do të vendosin për fatin e 30 qershorit. Të hënën, Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim lidhur me Padinë e Partisë Uniteti Kombëtar, prej nga do të përcaktohet nëse do të zhvillohen ose jo zgjedhjet lokale.

Zgjidhja e konflikti institucional të lindur mes mazhorancës dhe opozitës pas dekretit të Ilir Metës që anuloi datën e zgjedhjeve vendore, mbetet në duart e 5 gjyqtarëve; Tomor Skrelit, Ridvan Hados, Lindita Sinanajt, Artur Malajt dhe Shkëlqim Mustafës.

Trupa gjykuese me relator Skrelin, pritet të shqyrtojë në fillim-javë padinë e Idajet Beqirit, në koalicion me socialistët i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzoi ta çregjistronte Partinë Uniteti Kombëtar të drejtuar nga avokati, nga zgjedhjet e pushtetit vendor.

Me t’u njohur me dekretin e Presidentit, përmes të cilit u shfuqizua data e zgjedhjeve, Idajet Beqiri iu drejtua KQZ dhe kërkoi që nga fletët e votimit të hiqej emri i subjektit Partia Uniteti Kombëtar, për këshillat bashkiakë ku ka paraqitur kandidaturat.

Komisioni e rrëzoi kërkesën e tij, pasi e konsideron dekretin e presidentit si një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm, që nuk prodhon efekte juridike.

Avokati Beqiri e konsideroi të padrejtë vendimin e Komisionit e vendosi t’i drejtohej Kolegjit Zgjedhor. Nëse pesë gjyqtarët do të pranojnë kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta ç’regjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohet ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohet.

Në të kundërt, situata do të vijojë të mbetet e njëjtë e socialistët do të tentojnë të zhvillojnë zgjedhje, sikurse kanë këmbëngulur prej mëngjesit të 10 qershorit, kur Ilir Meta, shfuqizoi datën e dekretuar më herët prej tij. Pavarësisht se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është botuar në fletoren zyrtare, socialistët e konsiderojnë atë të pavlefshëm e për rrjedhojë nuk e zbatojnë.

Mazhoranca është e vendosur që qytetarët të shkojnë tek kutitë e votimit, për të shprehur vullnetin e tyre. Kryeministri Rama në daljet e tij publike ka pohuar se ligjshmëria e dekretit të Metës, mund të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.

Opozita e cila dogji mandatet dhe nisi valën e protestave, nuk është bërë pjesë e procesit, pasi e konsideron atë farsë dhe këmbëngul se nuk do të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Dekreti i Presidentit nuk mund të atakohet nga palët në gjykatë kushtetuese, për sa kohë që institucioni në fjalë, nuk funksion prej afro dy vitesh, përderisa pjesa dërrmuese e gjyqtarëve kushtetues u rrëzuan nga Vettingu, e të tjerë u larguan me dorëheqje.
Ndaj sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Kolegji. Pavarësisht akuzave të forta që politika hedh ndaj njerëzve të drejtësisë, fjala e fundit u mbetet gjyqtarëve. /balkanweb.com

Tags: 30 QershorKolegji ZgjedhorKQZzgjedhje

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Takim elektoral në kishë/ Opozitarët i kthehen keq Tërmet Peçit

Takim elektoral në kishë/ Opozitarët i kthehen keq Tërmet Peçit

Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza e saj 3-vjeçare

Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza e saj 3-vjeçare

Emri/ Zhduket 31-vjeçari, shokët ngrenë alarmin për zhdukjen e tij

Ja cila është shqiptarja e vetme që ndjek Rihanna në Instagram

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com