Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Jozefinë, dil nga “vrima” e “Facebook”-ut!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Jozefinë, dil nga “vrima” e “Facebook”-ut!

Nga Hamdi Jupe

Me zonjën Jozefina Topalli më ndajnë shumë gjëra. Ajo është nga Shkodra, unë nga Saranda. Ajo është demokrate, unë socialist. Ajo është katolike, unë jam mysliman. Jozefina më pushoi nga puna në administratën e Kuvendit, sapo u bë kryetare e tij në vitin 2005, megjithëse njiheshim prej kohësh si ish–deputetë etj.

Megjithatë, kam ruajtur dhe ruaj respekt për Jozefinën. Di të dalloj thelbin nga hollësirat. Ajo është një grua me karakter dhe me kulturë të gjerë, disi e ashpër dhe herë-herë e nxituar, e tepronte me qëndrimet e saj kur ishte kryetare e Kuvendit. Mbahet mend shprehja e saj jo fort e përshtatshme për një grua, drejtuar deputetëve socialistë në sallën e Parlamentit: “Ju kap për zhelesh e ju qes përjashta”. Megjithatë, përgjithësisht ka bërë emër në opinion dhe jo rastësisht, vlerësimi i saj për ngjarjet e fundit të dhunshme në Shkodër pati jehonë në të gjitha mediat.

Por çfarë thotë zonja Topalli në mesazhin e saj të “koduar” në gjithë–gjithë gjashtë rreshta të tij? Mendoj se i ka thënë thuajse të gjitha. Ka thënë që Shkodra nuk është e zjarrit, por është e kulturës. Ka thënë që Shkodra nuk djeg as mandate, as shkolla. Ka thënë se demokratët nuk kanë armë të tyre molotovin, po zgjedhjet. Ka thënë që Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e së drejtës me votu. Ai që mendon se do të pengojë të drejtën e votës, nuk është demokrat. Ka thënë edhe atë që, tre milionë shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve në krye të Partisë Demokratike. Vetëm kaq “pak” ka thënë Jozefina, por thuajse i ka thënë të gjitha. Edhe mua që kam pirë për tre vjet ujin e Shkodrës, më dhimbet djegia e shkollës atje. Para asaj shkolle kaloja çdo ditë, për tre vjet me radhë, kur shkoja e kthehesha nga Instituti.

Me mesazhin e saj të fundit, zonja Topalli është pozicionuar qartë kundër të gjithë strategjisë dhe taktikave destruktiviste disamujore të lidershipit të Partisë Demokratike. Mjafton të përmendet izolimi total ndërkombëtar i saj dhe kuptohet honi ku e kanë çuar atë parti ata që e drejtojnë sot. Jozefina Topalli ka dalë kundër Partisë Demokratike prej vitesh. Ajo ka qenë kritike e ashpër e udhëheqjes aktuale të saj. Mundet, edhe për motive personale, se ajo u përjashtua nga partia si të ishte një armike, si liri Belishova dikur, e jo si një nga figurat qendrore të saj për vite me radhë. Po unë mendoj se ajo kishte të drejtë në kritikat e saj.

Po përse e kritikoj sot Zonjën Topalli? Më ka bërë përshtypje që ajo nuk është afruar me partinë e re të demokratëve, Bindjen Demokratike. Të paktën publikisht nuk ka dalë gjëkundi. Ndërkohë, ajo parti që është vetë thelbi i ish–Partisë Demokratike, ka nevojë sot më shumë se kurrë për mbështetjen e demokratëve me emër, siç është edhe Jozefina. Kjo ka mbështetësit e saj në bllokun e demokratëve të vërtetë në të gjithë Shqipërinë dhe fjala e saj, sidomos tani në prag të zgjedhjeve, do të ishte shumë e nevojshme. Për këtë arsye i them me gojën plot: Jozefinë, dil nga “vrima” e “Facebook”-ut apo “Twitter”–it prej nga flet me mesazhe të koduara dhe zbrit në terren te njerëzit, te demokratët e vërtetë. “Njëshi, zero e fil”, – thoshte Majakovski. Partia e re ka nevojë për zërin tënd. Nuk mjafton të kritikosh të vjetrën, i duhet hapur rrugë dhe i duhet dhënë dorë edhe së resë.

Shkodranët kanë një fjalë të urtë, që thotë: “Burri ka kohë me e koritë vedin”. Neritan Ceka, ky emër i njohur në politikën dhe shkencën shqiptare, po e korit veten në pleqëri, në mënyrë të përsëritur. Gjëra që ndodhin në këtë botë. Jozefina Topalli e di fjalën e urtë shkodrane, prandaj nuk duhet ta meritojë atë fjalë të rëndë. Le t’ia lërë Neritanit.

Jozefinë, dil nga vrima dhe bëju thirrje të hapur demokratëve të vërtetë të dalin në votime më 30 qershor dhe të votojnë për partinë e tyre të re, Bindjen Demokratike. Ata zor se do të fitojnë dot kryetarë bashkish, se është kohë e shkurtër e fushatës, por do të fitojnë këshilltarë dhe do të krijojnë kështu bazën e një partie të re, që do të bëhet e fuqishme në të ardhmen. Këtë thirrje po ta bën një socialist. Partia e vjetër Demokratike është duke vdekur para syve të të gjithëve.

Para pak ditësh botova në këtë gazetë një shkrim me titull. “Udhë të mbarë Bindjes Demokratike”. Më erdhën urimet dhe falënderimet që nga Konispoli, megjithëse ata e dinë shumë mirë që unë jam i majtë. Përshëndetjet ishin sepse unë thosha në shkrim se Bindja Demokratike do të fitojë këshilltarë edhe atje, në Konispol. Me bindje të plotë te Bindja unë.

Pastaj pashë në televizor një takim elektoral të kësaj partie me nja pesëdhjetë vetë në qytetin e Peshkopisë, ku kam punuar për katërmbëdhjetë vjet. Ishin të rinj dhe nuk njihja asnjërin prej tyre. Por vura re se edhe atje kërkohet një shpresë e re, ashtu siç ishin vetë ata në moshë. Sa mirë do ishte sikur Jozefina të ishte edhe ajo vetë në takimin e atyre pesëdhjetë të rinjve të Bindjes Demokratike dhe t’u thoshte atje ato fjalët e bukura të “Facebook”-ut që treguam më lart. (Nuk e di a ka qenë ndonjëherë ajo në Dibër). Do t’u bëhej qejfi atyre të rinjve, por do të merrnin më shumë vlerë edhe fjalët e saj.

Kam pasur një shok e mik të mirë nga Shkodra në Dibër, një Çobë, ashtu siç është edhe vetë Jozefina nga vajzëria, një burrë i gjatë, gjithnjë i qeshur, kompozitor i talentuar, të cilit i uroj sukses kudo që të jetë. Nuk ishte i sertë si Jozefina, megjithëse janë nga e njëjta rrënjë, përkundrazi, ishte gojëmjaltë dhe prandaj e donin të gjithë Zefin atje. Nderim për të. Nëse mbetet vetëm te “Facebook”-u dhe te “Twitter”-i, jam i bindur që Jozefina do të jetë një zë në shkretëtire, një iluministe e pandreqshme dhe vetëm kaq, ose një zë në Korenë e Jugut, ku kam qenë me të para nja njëzetë vjetësh, në një aktivitet parlamentar.

Jozefina ka edhe arsye të kërkojë falje publike për atë që qëndroi aq gjatë në udhëheqjen e asaj partie dhe nuk e ngriti një herë zërin për reformimin e saj sa ishte atje. Domethënë, kur Jozefina ishte në krye të partisë e të pushtetit, Partia ishte e mirë, e kulluar, e mbaruar. Ndërsa kur Jozefina e pa veten të përjashtuar, atëherë u kujtua të thotë se nuk bën molotovi dhe djegia e shkollave, por vota e lirë. Kjo pra, e folura e sotme, kërkon njëfarë ndjese prej saj para publikut të sotëm për ato qëndrime të atëhershme. Sidoqoftë, nuk është kurrë vonë për të bërë punë të mira. Le të urojmë.

Tags: facebookhamdi jupejozefina topalli

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Tom Doshi krah Ramës dje në Shkodër/ Lubonja: Ja “syverbësia” e Ambasadës Amerikane

Tom Doshi krah Ramës dje në Shkodër/ Lubonja: Ja “syverbësia” e Ambasadës Amerikane

LSI me deklaratë urgjente para fillimit të protestës

LSI me deklaratë urgjente para fillimit të protestës

“Telefoni i kuq”, pajisja që ka shmangur Luftën e Tretë Botërore mes SHBA dhe Rusisë

“Telefoni i kuq”, pajisja që ka shmangur Luftën e Tretë Botërore mes SHBA dhe Rusisë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

PS i jep “mundësinë e fundit” PD-së për Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

PS i jep “mundësinë e fundit” PD-së për Komisionin e Reformës Territoriale

by mirseda
14:59 | 29/01/2026
0

Partia Socialiste i ka dhënë PD-së atë që e cilëson si mundësinë e fundit për të marrë...

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanalin anësor

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanalin anësor

14:28 | 29/01/2026
Sherr i rëndë në Sarandë/ Plas thika, dy të plagosur

Sherr i rëndë në Sarandë/ Plas thika, dy të plagosur

14:20 | 29/01/2026
Boçi: Kuvendi po kthehet në institucion pa vlerë, ligje pa transparencë

Boçi: Kuvendi po kthehet në institucion pa vlerë, ligje pa transparencë

13:55 | 29/01/2026
Mandati i Ballukut/ Peleshi: Pse u shty mbledhja e Këshillit të Imuniteteve

Mandati i Ballukut/ Peleshi: Pse u shty mbledhja e Këshillit të Imuniteteve

13:52 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com