Pas djegies së materialeve zgjedhore në Burrel, mbështetës të PD-së janë futur në KZAZ nr. 17 në Klos dhe kanë arritur të nxjerrin prej andej materialet zgjedhore, duke i vënë më pas flakën.
Futja në ambiente është bërë pa përplasje mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit nuk kanë arritur që t’i ndalojnë militantët e opozitës.
Kujtojmë se pas akit të ndërmarrë nga presidenti Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, bashkitë e djathta kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ si edhe heqjen e listave shumëemërore. Mirëpo, kjo kërkesë është ndeshur me rezistencën e policisë, e cila ka marrë në mbrojtje këto ambiente.