Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Avion luftarak për ‘betejat’ në ajër, miratohet ‘Pakti i madh për mbrojtjen e BE’

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Avion luftarak për ‘betejat’ në ajër, miratohet ‘Pakti i madh për mbrojtjen e BE’

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen e përshkroi nënshkrimin si një “ditë të madhe për bashkimin evropian të mbrojtjes”. “Sistemi i Ardhshëm i Luftimit në Ajër” do të vihet në punë nga viti 2040.

Gjermania, Franca dhe Spanja nënshkruan të hënën një marrëveshje për një avion luftarak evropian të brezit të ardhshëm. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të secilit vend, me praninë e Presidentit francez Emmanuel Macron në spektaklin Paris Air Show në Le Bourget, në veri të kryeqytetit francez.

Marrëveshja përmban gjithashtu një sistem kundërajror të përbashkët, që mund të kontrollojë edhe dronët e satelitët. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen e quajti një “ditë të madhe për bashkimin evropian të mbrojtjes”.

Sistemi i ardhshëm i luftimit në ajër (Future Combat Air Sistem (FCAS)) pritet të vihet në funksion brenda më pak se 20 vjetësh, konfirmoi von der Leyen: “Sistemi do të jetë gati deri në vitin 2040 dhe deri atëherë duhet të kemi gjetur një zgjidhje të përbashkët evropiane”.

Faktori i shpenzimeve

Homologët francezë dhe spanjollë të Von der Leyen-it, Florence Parly dhe Margarita Robles, e nënshkruan marrëveshjen për të zhvilluar FCAS me një model të avionëve në sfond. “Ky projekt tani ka një dimension vendosmërisht evropian: Spanja u bashkua zyrtarisht me programin këtë mëngjes,” tha Parly. Deri tani, me programin nuk është bashkuar asnjë vend tjetër, megjithë inkurajimin nga zyra e Macronit.

Qeveritë franceze dhe gjermane llogarisin se do të investojnë në avionin luftarak deri në vitin 2025, fillimisht 4 miliardë euro (4.5 miliardë $). Partia e Majta, parti opozitare në Gjermani i kritikoi planet. Nënkryetarja e kësaj partie përfaqësuese në Bundestag, Sevim Dagdelen, e quajti marrëveshjen një “licensë për të shtypur para” për prodhuesit e armëve.

Reduktim i varësisë

Avionët luftarakë mund të përfshijnë edhe teknologji hibride elektrike, që do të thotë, se avioni do të dëgjohet më pak në fluturim, duke reduktuar prodhimin e nxehtësisë prej tij. Kjo do të thotë se ai do të jetë më i vështirë për t’u zbuluar. Avioni i ri do të zëvendësojë brezin e tanishëm të avionëve Rafale dhe Eurofighter.

Marrëveshja nënshkruhet në një kohë solidariteti të brishtë ushtarak midis Evropës dhe SHBA. Presidenti Donald Trump i tronditi zyrtarët gjermanë javën e kaluar me njoftimin se SHBA do të dërgojë një numër prej 1.000 ushtarësh në Poloni. Trumpi tha se e dinte se nga ku do të vinin forcat: pikërisht nga Gjermania.

Me këtë ai shkaktoi reagime të përziera në Berlin. Ende nuk ka detaje, a është ky thjesht një ngacmim i radhës i presidentit amerikan ndaj Gjermanisë, apo do të bëhet realitet. Departamenti amerikan i mbrojtjes i tha DW se nuk është marrë ende vendimi, se prej nga, do të zhvendosen trupat amerikane drejt Polonisë.

Amerikanët do të ngrenë në Poloni edhe disa baza të vogla logjistike dhe depo për armë të rënda. Ato në rast nevoje do të lehtësonin zhvendosjen e trupave atje. Vëzhguesit tërhoqën vëmendjen se këtë fitore simbolike, Polonia e paguan shtrenjtë, me para. Në kuadër të marrëveshjes, Polonia do të blejë nga SHBA 32 avionë supermodernë gjuajtës F-35. Veç kësaj, Polonia do të blejë çdo vit, për tetë miliardë dollarë, gaz të lëngshëm në SHBA. /DW

Tags: ‘betejat’ajeravionbeluftarakmadhmbrojtjenmiratohetpakti

TË LIDHURA

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku
Bota

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt
Bota

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
Next Post
Militantët e PD-së djegin materialet zgjedhore në Klos, policia ‘dorëzohet’ (Video)

Militantët e PD-së djegin materialet zgjedhore në Klos, policia 'dorëzohet' (Video)

Kursi i këmbimit/ “Rimëkëmben” Paundi dhe Dollari, Euro zhvlerësohet sërish

Kursi i këmbimit/ “Rimëkëmben” Paundi dhe Dollari, Euro zhvlerësohet sërish

Balla thumbon Shkëlzen Berishën: Kur do shkosh në Amerikë?

Fitoi gjyqin me Shkëlzen Berishën, Balla: U pasurua në kurriz të shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com