Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin e tij social “Facebook”, e cilëson Kuvendin një “Landfill antikushtetues”.
Teksa i quan 42 deputetët e listave “pupacë”, Shehu shkruan se është koha për reflektim pa vonesë, me qëllim për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.
“Nesër do te jete tepër vone për te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si për dhe për një mundësi tjetër kontributeve ne zhvillimet e ardhshme. Është koha e fundit për reflektim e veprim”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti.
Statusi i plotë:
“Landfilli” antikushtetues i ri i Shqiperise.
Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “ceten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt.
Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.
Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.
Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!