Zbardhet autopsia e 17-vjeçarit, Matia Rizallari, trupi i të cilit u gjet pa jetë nga familjarët e tij, pranë urës së Dragotit në Këlcyrë.
Sipas rezultateve të dala nga autopsia, trupi i viktimës nuk ka shenja dhune, por vetëm shenja mbytjeje.
Babai i viktimës, Arjan Rizalli dyshonte se të birin mund ta kishin vrarë, ndërsa ngriti denoncim në polici, duke hedhur akuza ndaj shokut të tij të ngushtë, 25-vjeçarit Egliter Dosti.
Ky i fundit u shoqërua dhe u mor në pyetje për ngjarjen, teksa ka deklaruar se kishin pirë dhe kishin dashur të kalonin lumin. Ai e ka marrë Matian në kurriz, por janë rrëzuar të dy në ujë. Më pas djalin e mori rrjedha, ndërsa Dosti dëshmon pohon se u largua nga frika në Sarandë.