Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, me anë të një një statusi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza mbi opozitën, se po bashkëpunon me Metën për destabilizimin e vendit.
Madje, numri 2 i Mbrojtjes shkon më tej, teksa referuar historisë dhe skenarëve destabilizues, pas të cilëve fshihet Sali Berisha, zbuloi se ish-kryeministri ka “Rilindur” gjithmonë me ndihmën e Metës.
“Rilindja e Sali Berishës ka kaluar gjithmonë nga Meta!”.
“Strategjia e opozitës në bashkëpunim me Presidentin është delegjitimimi i institucioneve. Dmth i vetë shtetit. PS mbron institucionalitetin”, shkruan më tej Koçi.