Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Djallëzia e publikimit të pjesshëm të përgjimeve!

Nga: Albert Nikolla

Çdo publikim i përgjimeve të ndodhive politike shqiptare në një vend si Gjermania, duhet shoqëruar përherë me një interpretim kulturor, pasi përndryshe shkaktojnë një shkandull të panevojshëm e të pakuptimtë për shoqërinë gjermane e perëndimore.

Nuk është e mundur për një qytetar gjerman të hyjë brenda dinamikave kulturore e antropologjike krejt të veçanta të shoqërisë shqiptare! Është krejt e pakonceptueshme që një gjerman të dëgjojë dikë të thotë: “do të fitoj 10 me 0 që të kënaqet kryetarja e partisë”! Por ndër militantët e partive shqiptare është aq normale sa ç’është çdo bisedë e lirshme kafenesh!

Për marrëdhënien midis së vërtetës thelbësore dhe të vërtetave të pjesshme më vjen ndërmend një pasazh nga libri “Matinales” i shkrimtarit francez J. Sulivan:

“E vërteta është si një pasqyrë e madhe prej qelqi e rrëzuar dhe e ndarë në njëmijë pjesëza. Njerëzit sulen të gjithë mbi pjesëzat, përkulen, secili syresh merr nga një copëz dhe duke e ngritur lart si një armë thërrasin: ”Kam në dorë të vërtetën”. Do të duhej, përkundrazi, të mblidheshin me kujdes e durim të gjitha copëzat, të bashkoheshin ndërmjet tyre dhe më në fund e vërteta do të shkëlqente sërish”.

Po përse botohen këto copëza të vërtetash? Autori i shkrimit e tradhton veten që në krye të shkrimit mbi përgjimet! Në vend që të merret me argumentin e sidomos që të shpjegojë dinamikat kulturore, ai e fillon artikullin me:

“A lejohet të hyjë në BE ky vend? Shqipëria e dëshiron, Brukseli nuk ka gjë kundër dhe Gjermania e mbështet në parim çeljen e negociatave të pranimit të  shtetin ballkanik, duke i dëshmuar atij përparim të madh në demokratizim.”

Kjo situatë i ka sjellë PS-së dhe Ramës përnjëmend mundësinë për t’u futur në histori për mirë në Shqipërinë e lodhur. Këto zgjedhje duhej të ishin trokllojra orëmirë e një shprese të re për çdo zelltar ndërtues që do të mirën e përbashkët. Por me sa duket po krijohen vija ndarëse mes të atyre që e duan dhe atyre që e përbaltin këtë vend!

Historia i analizon gjërat me madhështinë e ngadalësinë e saj dhe, pas kohës që asaj i duhet, do të krijojë premisa për një përimtim të ngjarjeve që po përjetojmë. Një politikë që harron përkujdesjen ndaj qytetarëve të vendit të vet do të jetë e harruar nga historia, kjo gjykatëse e pamëshirshme dhe e pakorruptuar.

Por kjo politikë rrënimtare është me fat të përcaktuar: nuk ka ta ardhme, sado e fuqishme t’i duket vetja në një periudhë të caktuar historike.

Politika është përherë një projekt (projectum = i hedhur përpara) i lidhur me të ardhmen dhe me zhvillimin e qëndrueshëm, me atë që u lëmë si pajë fëmijëve tanë e pikërisht për këtë fakt përgjegjësia është e jashtëzakonshme.

Një politikë që llogarit me pasion pjesëmarrjen e personave të dhunshëm në një protestë pa shikuar drejt së ardhmes nuk ka lidhje me historinë.

Vetëm politikani zelltar e ndërtues do të mund të thotë: mbeta në histori, sepse tekembramja një zë i fortë dhe i brendshëm i ndërgjegjes më tha që të mos mbetem skllav lidhur prej gjalmave të dhunës, por munda të bëja diçka për të mirën e përbashkët.

 

Tags: Avdylajdakopergjimetrama

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Ekstradohen dy shqiptarë nga Belgjika dhe Londra

Ekstradohen dy shqiptarë nga Belgjika dhe Londra

Opozita reagon një ditë para protestës së madhe

Opozita reagon një ditë para protestës së madhe

Barku që pjell pushtetin e mafies

Barku që pjell pushtetin e mafies

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com