Policia ka shpallur të humbur një 34-vjeçar me probleme mendore nga qyteti i Krujës. Dëfrim Tara është larguar nga banesa e tij në Krujë në fund të muajit Maj.
Policia e Krujës është vënë në kërkim për gjetjen e 34-vjeçarit. Sipas deklarimeve të familjarëve i humburi në momentin e largimit kishte veshur xhinse, një xhup me ngjyrë të errët, ka flokë të shkurtra, sy ngjyrë gështenjë dhe është rreth 1.70 m i gjatë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.
Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga xhaxhai i 34-vjeçarit, shtetasi me inicialet A.T.