Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta

Nga Ben Andoni

Ka një kënaqësi gati perverse që këto ditë, kur Shqipëria gjendet në procesin e hapjes së negociatave, t’i kundërvihen të gjithë. I kundërvihen politikanët e opozitës, të huajt, e shkallmojnë njerëzit e PS-së me kinezëritë e tyre të panumërta dhe i vendosin në fund vulën e kaosit njerëzit e prokurorisë me apatinë e tyre. Sot, për habi, njerëzit kanë e ndajnë të njëjtin mendim: Ne duhet të administrohemi si protektorat!

Neveria më e madhe shkon te politika dhe kinse pastërtia e tyre. Akuzat se një palë ka vjedhur votat shkon ndesh me parimin bazë që ne e dimë dhe e shikojmë: PD, LSI dhe PS janë në garë të rrëmbejnë gjithçka, kurse historia e tyre me votat nuk ka fund. Jo se partitë e tjera nuk duan të bëjnë të njëjtën, porse mundësia e tyre është e limituar të futet në tavën e partive kryesore. Përsëritja, në fakt, ose të rejat e gjetjeve të përgjimeve në median e huaj ka lënë shteg për interpretime, por edhe të vërtetën e dosjeve ‘339’ dhe ‘184’. Prokurorët që i kanë në administrim këto dosje, autoritetet e vetme në ndjekjen penale për çështjet që lidhen me to, realisht janë përgjigjur publikisht dhe janë justifikuar, por habitshmërisht u kanë rrjedhur elementë, që askush nuk e thotë deri më tani se cili është fajtor. Paçka se është e vështirë të përcaktosh qartë se çfarë po ndodh, një gjë kuptohet mirë: shteti ynë është si një anije e shkatërruar që fut ujë nga të gjitha anët.

Gjithsesi, në ato përgjigje që kanë dalë në këto përgjime, veç gjuhës vulgare, nivelit nën-mediokër kemi parë injorancën e thellë të njerëzve që katapultohen dhe që kanë në dorë të ardhmen e vendit tonë, por edhe fytyrën e vërtetë të pushtetit. Do duhen edhe disa kohë të përcaktohen realisht qëllimet e këtyre personazheve të këtyre përgjimeve, për fat të tyre prokuroria fle thellë, por një gjë kuptohet fare mirë: ne jemi peng i këtij takëmi që ka zënë rrënjë thellë dhe paçka zhvillimeve, ata do të mbesin protagonistë.

Për fatin e keq, Reforma në Drejtësi nuk po realizohet, kurse me nivelin aktual që ka zonja Marku dhe e gjithë struktura e saj e prokurorisë, duhet të ndjehemi të shqetësuar. Thirrjet e saj në orët e fundit që prokuroria të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre, duket qesharak. Kjo për arsye se ata që i kanë dorëzuar kanë menduar shumë mirë edhe mënyrën e heqjes së gjurmëve, paçka se protokolli i administrimit të përgjimeve e përcakton mendojmë drejt procedurën e realizimit dhe të ruajtjes dhe kështu një prokurori funksionale do i jepte përgjigje.

Maxhoranca po vuan gabimin e madh që bëri me katapultimin e një zonje të tillë si kryeprokurore, që duan apo nuk duan ata, provoi akuzën e opozitës për paaftësinë e saj për këtë post kaq të lartë. Akuza e shtetit kurrë nuk ka qenë kaq pa prestigj, ndërsa politika duhet të turpërohet që po provon atë që të huajt i kanë dedikuar vendit tonë: një vend që nuk di të bëhet. Përfundimi i hetimeve të dy dosjeve me patjetër do të nxjerrë realisht shumë problematika, por një gjë kuptohet qartë: prokuroria nuk e përballon dot, ose më saktë nuk kupton përgjegjësinë e madhe që ka në këto momente për të ndihur imazhin e vendit tonë. Degradimi i funksionarit shqiptar është që nga ata që blejnë votat, por edhe këta qyqarët që kinse nuk dinë të hetojnë, por dinë shumë mirë që të shpërndajnë materialet për të ndyrosur vendin tonë. E gjitha mbetet pjesë e asaj që e besojmë të gjithë: kriminelët, hajdutët dhe keqbërësit duhet të rrinë të qetë me këtë nivel që ka prokuroria jonë.

Tags: “Rrini rehat”ben andonikriminelëmaterialeProkurorias'ruan

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
‘Doja të hiqja dorë dhe nisa të qaja’, Jonida Maliqi rrëfen prapaskenat e Eurovizionit

‘Doja të hiqja dorë dhe nisa të qaja’, Jonida Maliqi rrëfen prapaskenat e Eurovizionit

Habit ministri Çuçi: Avdylaj nuk është kriminel, ndarja në lista e militantëve krejt normale

Habit ministri Çuçi: Avdylaj nuk është kriminel, ndarja në lista e militantëve krejt normale

Berisha nxjerr prapaskenat: Merkel refuzoi takimin, si po bëhet Rama sherr i Ballkanit

“Goditje në zemër”, Berisha: Censurimi i mediave, për të mbuluar krimet e Ramës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com