Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Halli i banorëve të pallatit 8 katësh, ju premtua ashensori por prej vitesh ngjisin shkallët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Halli i banorëve të pallatit 8 katësh, ju premtua ashensori por prej vitesh ngjisin shkallët

Emisioni “BOOM” në RTV Ora solli mbrëmjen e kësaj të marte shqetësimin e banorëve të një pallati tetë katësh në lagjen “15 tetori” në Vlorë. Kur kanë blerë apartamentet u është thënë nga administratorët e pallatit se do të kishin në funksion edhe ashensorin por ky i fundt nuk ka funksionuar asnjë ditë të veme megjithëse ekziston vendi përkatës.

” U futëm në mirëbesim, nga 2012 që e kam blerë nuk po shoh ashensor. Banoj në kat të 6 dhe jam i sëmurë, jam me pompë”.

“Jam kati i 7, pronari Albert Shyti thotë mblidhni nga 750 mijë lekë për ashensorin”.

” Pallatin kur e kemi marrë ka qenë i dorëzuar në bashki”.

“Ujë jo, ashensor jo, paratë i kemi dhënë. Administratori nuk mban përgjegjësi fare”.

Fatjon Devollaj, drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës thotë: I kolauduar ka qenë, nuk e merr dot certifikatën pa qenë i kolauduar. Funksionimi apo mosfunksionimi i ashensorit ëhstë tjetër gjë. Ndoshta nuk e hap vetë ai. Bashkia nuk e detyron dotë në marrëdhënie, çfarë ka bërë ai me kontratat.

Vetë investitori i pallatit, Albert Shyti, ka këtë qëndrim.

Shyti: Jam investitor i jashtëm, detyrimet i njoh. Sot presupozoj të jem banor i pallatit dhe ashensori do të më interesonte dhe mua të ishte në punë. Kur kolaudova pallatin ishte gjithçka në rregull.Kanë një detyrim që duhet ta likujdojnë, pas asaj unë si investitor i jashtëm dhe banor marr përsipër jo për një ditë por dhe për një orë të vendos kabinën e ashensorit dhe motorin. Deri në 2014 e kam mbajtur vetë në administrim, kam lënë një njeriun tim të afërt por nuk është administruar asgjë. U thashë vendosni vetë një administrator, listën e banorëve të pallatit, të shlyejnë detyrimet dhe emri im në atë listë, në momentin që mblidhen lekët bëhet ashensori.

Ai hedh poshtë pretendimet e banorëve se u kishte dhënë garancinë për funksionimin e ashensorit.

Shyti: E pavërtetë, asnjë nga banorët nuk ka pasur marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me mua. E di detyrimin por nuk mund ti premtoj askujt. Po vendosa ashensorin ato detyrime nuk kam ku ti marr më. 52 banorë për 75 mijë lekë të reja del automatikisht shuma sa është detyrimi. Nëse nuk shlyejnë detyrimet ai ashensor nuk do të vendoset derisa të zgjidhet administratori atje. Objekti është kolauduar dhe ashensorin si aksesor e kisha në gjendje pune. Në momentin që nuk shlyen detyrimet ndaj shoqërisë sipërmarrëse që bënë ashensorin detyrimisht janë hequr këto dy pajisje, motori dhe kabina se duhen shlyer detyrimet. Në kontratën e porosisë, çdo porositës ka edhe detyrimin prej 75 mijë lekësh ndaj shoqërisë ndërtuese.E bëra për ta bërë dhe pastaj e hoqa, sesi do ti mblidhja lekët.

Për juristen, Drita Agaj, ky vendim i ndërtuesit është arbitrar.

Agaj: Për çdo mosplotësim kushti nga ana e banorëve ka gjykatë, nuk mund të veprojë në mënyrë arbitrare./Ora News

 

Tags: 15 tetoriapartamentetvlore

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
“Rama duhet mundur”/ Ish-ministri: Çfarë ndodhë nëse opozita hyn në zgjedhje

“Rama duhet mundur”/ Ish-ministri: Çfarë ndodhë nëse opozita hyn në zgjedhje

E para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës

E para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës

Skandali/ E mitura përdhunohet në kotec nga 67-vjeçari, autori lirohet (Video)

Skandali/ E mitura përdhunohet në kotec nga 67-vjeçari, autori lirohet (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com