Një ditë pas tërmetit në disa zona të Korçës, Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin.
Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Emergjencat Civile, janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Ndërkohë, 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.
Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 ore. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët, ndërsa deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.