Një person ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjerër është proceduar në gjendje të lirë, pasi prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi L. H., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe ndiqet penalisht L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: lëndë e parë për prodhimin e akullores, dy makineri për prodhimin e akullores, ngjyrues boje, një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.
Njoftimi i plotë:
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– L. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– Lëndë e parë për prodhimin e akullores
– Dy makineri për prodhimin e akullores
– Ngjyrues boje
– Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.