E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

“Ikni, zhdukuni nga vendi ynë”/ Ligji i ri për emigrantët në Danimarkë

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Një ligj i ri ka shpallur tani “geto” lagjet, ku banojnë kryesisht banorë me prejardhje jo perëndimore. Partitë ashpërsojnë ligjet për integrimin e migrantëve dhe bëjnë fushatë me këtë temë.

Tema e migracionit është çështja më e madhe e luftës elektorale në Danimarkë, ku më 5 qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Jo vetëm populistët e djathtë, por edhe socialdemokratët po ndjekin një kurs të ashpër ndaj migrantëve. Një ligj i ri ka shpallur tani „geto” lagjet, ku banojnë kryesisht banorë me prejardhje jo perëndimore.

Në Nyhavn të Kopenhagës ndodhet Bashkia e qytetit dhe parku i lojrave, Tivoli.  Miliona turistë vizitojnë çdo vit Danimarkën. Atyre u pëlqen ky vend i vogël me „Dannebro”, ku shumë gjëra janë „hygge”

Kështu është edhe tek Morten Karsgaard. Në imbisin e tij ai kërkon të ruajë atë që ai e quan, Danimarka klasike. Smörrebröd dhe Pölser – dhe jo me kebap, pica dhe falafel. “Ne duam të ruajmë atë që është kombëtare, e jona, atë prej të cilës vijmë. Kjo është shumë e rëndëndishme. Shumë vetë nuk e dinë më çfarë është një Pölserwurst e vërtetë, ose një Smörrebröd. Nuk ka shumë pika ku mund të gjesh gjëra të tilla. Kjo është e trishtueshme.

Danimarka e tij ndodhet në rrezik, e rrezikuar nga lagje si Mjølnerparken, që ndodhet në veri të Kopenhagës. Njëra nga 29 lagjet e banuara nga familje migrantësh, që në danishten zyrtare të qeverisë quhet geto.

Papunësia dhe kriminaliteti është këtu më i lartë se mesatarja daneze, dhe të ardhurat e arsimi janë më të ulta. Më shumë se gjysma e banorëve të Mjølnerparken është me origjinë nga vende jo perëndimore. Në këtë mënyrë kjo zonë e Danimarkës, është kthyer në geto, e cila duhet të shpërbëhet pas një periudhe kohe. Mohammed Aslam jeton këtu prej 30 vjetësh dhe ndihet e i margjinalizuar nga ligji i ri. “Sipas ligjit të ri për getot, vetëm sepse unë nuk kam lindur në një vend perëndimor, dhe vetëm sepse unë i kam kaluar shtatë vitet e para të jetës sime në Pakistan, kjo shihet si kriter negativ për fëmijët e mi. Kjo është shumë diskriminuese kur ia thua dikujt që është rritur këtu, dhe ndihet si në shtëpi të vet dhe e vlerëson gjithçka shumë mirë.”

Youssuf Abdulkhalek është student. Edhe ai jeton në Mjølnerparken, dhe studion në universitet. Natyrisht që në lagje ka kriminalitet. Por, Youssuf mbrohet nga paragjykimet përgjithësuese. “Kur dikush bëhet kriminel, ai na dëmton të gjithëve, edhe mua dhe shokët e mi që shkojmë të gjithë në universitet. Por askush nuk flet për ne. Ata flasin vetëm për ata që bëjnë krime.”

Lexo edhe :   Dallga opozitare ende s’është shfaqur
Lexo edhe :   Dallga opozitare ende s’është shfaqur

Me ata ai ka parasysh populistët e djathtë siç është Rasmus Paludan. Ai ndez atmosferën kundër njerëzve nga Mjølnerparken. Kryetari i partisë „Stram Kurs”, është forca e re islamofobe në Danimarkë. Ai shkon i mbrojtur nga policia në lagje të qytetit ku jetojnë shumë myslimanë, kërkon atje të provokojë dhe lëshon video në internet. Ata parakalojnë me parrulla, që i adresohen migrantëve: “ikni, zhdukuni nga vendi ynë”

Ai i quan këto „mitingje”, i referohet së drejtës për shprehjen e mendimit të lirë dhe nuk druhet, por djeg madje në publik kuranin.

Por njëkohësisht është organizuar edhe rrezistenca me parrullat „Jo rracistë në qytetin tonë”.

Në Nørrebro ata kanë dalë në mbrojtje të Danimarkës liberale, të hapur ndaj botës. Helmi i urrejtjes ndaj të huajve nuk duhet të përhapet më shumë. Uzma Ahmed, aktiviste për të drejtat e grave:

“Unë dëgjoj shumë histori të fëmijëve që tregojnë se luajnë në oborrin e shkollës duke i thënë njëri-tjetrit: „Cili është ai që do të dëbohet tani? Ti. Sepse ti je mysliman”. Kjo i shkatërron fëmijët. Ata ndihen si danezë.”

Catharina Sørensen është studiuese e shkencave politike në Institutin „Think Tank Europa” në Kopenhagen. Ajo i ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend. “Tema e migracionit është tema më e rëndësishme e fushatës elektorale të të gjitha partive në Danimarkë. Dhe të gjitha kanë pak a shumë të njëjtin mesazh, si në kampin e djathtë ashtu dhe në atë të majtë.”

Mohammed-it i dhemb shumë që madje edhe socialdemokratët ndjekin kurs të ashpër në politikën ndaj të huajve. E gjithë klima politike ka ndryshuar. Mohammed Aslam shoqata e banorëve Mjölnerparken: Në fushatën elektorale të dy viteve të fundit partitë kanë qenë në garë kush del më ashpër dhe në mënyrë më armiqësore se të tjerët kundër të huajve dhe pakicave etnike. Në këtë mënyrë politikanë të caktuar hapin dyert për nxitjen e pikëpamjeve rraciste nga parlamenti në popull.”

“Diçka nuk shkon në shtetin e Danimarkës”. Kjo fjali e famshme e Hamletit është 400 vjeçare. Por shumë vetë këtu mendojnë se ajo është bërë shumë aktuale./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...