Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pesë leksionet që mësuam nga zgjedhjet evropiane

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pesë leksionet që mësuam nga zgjedhjet evropiane

Nga Dalibor Rohac, “Politico.eu”

Nëse zgjedhjet evropiane do të ishin një aktivitet i qetë, procesi i vitit 2019, nuk do të kishte ndonjë vëmendje të madhe mediatike. Përveç asaj që është tashmë e qartë – një fragmentim në rritje i politikës evropiane, një pozitë e qëndrueshme por jo dominante e së djathtës ekstreme, dhe një e majtë ambjentaliste gjithnjë e në rritje – nga zgjedhjet e kësaj fundjave, dalin 5 leksione që duhen nxënë.

BE-ja nuk luan vendit

Që nga shpërthimi i krizës së borxheve në vitin 2009, vëzhguesit e çështjeve evropiane, e trajtuan çdo krizë me të cilën u përball Bashkimi Evropian si ekzistenciale, dhe çdo moment si një pikë kritike. Megjithatë, pavarësisht mosfunksionimeve të saj të shumta, BE është këtu për të qëndruar.

Mbështetja e përgjithshme për projektin e integrimit, është në nivele historike, dhe përfitimet nga anëtarësimi në bllok janë të dukshme edhe për kritikët e saj populistë. Ndoshta për shkak të këtij realiteti, nacionalistët dhe euroskeptikët po bëjnë thirrje për një reformë të paspecifikuar të BE-së, në vend se të synojnë shpërbërjen e bllokut.

Natyrisht, lufta nuk mbaron. Nëse është e vërtetë që Bashkimi Evropian nuk përballet më me rrezikun e shkatërrimit, ai mbetet e rrezikuar që të bëhet i paqeverisshëm, për shkak të politikave kombëtare, që janë si një lojë me shumën zero.

E gjithë politika evropiane, është vendore

Këto mund të ketë qenë zgjedhjet më “evropiane” të mbajtura deri tani. Ndarja gjithnjë e më e ashpër politike, midis nacionalizmit dhe një perspektive pro-BE, është ajo që ndihet në të gjithë kontinentin, siç janë sfidat e ndjeshme politike si emigracioni.

Figura politike të profilit të lartë, përfshirë Matteo Salvini në Itali, Marine Le Pen në Francë dhe Guy Verhofstadt në Belgjikë, kanë marrë pjesë në fushatat zgjedhore jashtë vendeve të tyre.

A do të thotë kjo, që kemi parë lindjen e një sheshi të vërtetë evropian? Jo.

Jo shumë votues, i ndoqën debatet televizive të ‘Spitzenkandidaten’ – kandidatëve kryesor për të drejtuar Komisionin Evropian – dhe vetëm shumë pak prej tyre mund të mbanin mend emrin e ndonjërit prej tyre. Në shumicën e vendeve, çështjet evropiane u lanë në hije nga përplasjet e brendshme.

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, fushata në Francë pasqyroi pakënaqësinë e brendshme në vend. Për arsye të kuptueshme, edhe debati në Mbretërinë e Bashkuar, u fokusua ekskluzivisht tek Brexit. Dhe në Poloni, shumë energji u kanalizuan në një diskutim mbi çështjet e komunitetit LGBTQI, dhe skandalet e abuzimit seksual në kishë.

Për forcat pro-BE (por edhe ato kundër BE-së), leksioni është i thjeshtë:konteksti lokal ka rëndësi, nuk ka një zgjidhje për çdo situatë, dhe çështjet serioze të politikës së brendshme s’mund të zëvendësohen me asgjë tjetër.

Mos u pajtoni dhe mos kopjoni populistët

Si rënia e koalicionit qeverisës austriak, ashtu edhe dorëheqja e kryeministres britanike Theresa May, tregojnë rreziqet e strategjisë së “asnjë armiku në të djathtë”, të adoptuar nga shumë parti konservatore. Republikanët në Francë, janë bërë pothuajse të padallueshme nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë i Marine Le Pen, por zhvendosja e të parës drejt ekstremizmit, vetëm sa ia ka ulur më tej mbështetjen, duke marrë pak më shumë se 8 për qind të votës popullore.

Leksioni për të djathtën e qendrës në Evropë, është se përpjekjet e saj për të bërë kompromis me të djathtë ekstreme – përfshirë sjelljen aktuale të dykuptimtë të Partisë Popullore Evropiane ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban – e shkatërrojnë karakterin e saj si një forcë politike kryesore dhe thelbësisht të moderuar, dhe e shtyjnë atë në një garë që nuk mund ta fitojë.

Ktheni kokën edhe nga lindja

Një tablo dembele e politikës evropiane, i sheh “vendet e reja” anëtare të Evropës Lindore si vatër e populizmit, prapambetjes dhe korrupsionit. Në shumë aspekte, ky këndvështrim ka një bazë reale:Sipas matjeve konvencionale, Hungaria nuk është më një demokraci liberale, por një regjim hibrid që i ngjan Turqisë ose Rusisë, dhe qeveria aktuale në Poloni, nuk e ka fshehur ambicien e saj për të “ndërtuar një Budapest në Varshavë”.

Megjithatë, kjo pikëpamje anashkalon faktin se si shtetet e vjetra ashtu edhe të reja anëtare, po përballen me të njëjtat sfida. Për më tepër, janë gjithnjë e më shumë forcat politike në disa vende të Evropës Lindore, që mbështesin frymën e ringjalljes së projektit evropian. Për shembull Sllovakia, është një shembull në këtë drejtim me një koalicion të ri të moderuar pro-BE të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë (Sllovakia Progresive Slovakia-SPOLU), që fitoi në këto zgjedhje me një diferencë të konsiderueshme.

“Cirku” i Brexit, duhet të përfundojë

Tre vjet pas votimit për t’u larguar nga BE, Britania e Madhe po dërgon në Bruksel një grup parlamentarësh europianë, kryesisht të padurueshëm, në një palë zgjedhje që pak kush priti se do të zhvilloheshin në vendin e tyre. Politika britanike mbetet në ngërç, dhe nuk ka një vizion të realizueshëm mbi Brexit.

Në këto kushte, nuk do të ndihmonte as politika e shtyrjeve të vazhdueshme të datës së daljes nga unioni. Nëse kontigjenti i ri i deputetëve, që mund  të veprojnë në keqbesim është kostoja për t’u paguar që Britania të mbetet në BE, atëherë në rregull. Përveç rastit kur qeveria e ardhshme britanike, është gati të anulojë Brexit, Britania e Madhe duhet ta lërë BE-në në rastin më të parë, me apo pa marrëveshje./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: EvropianeLeksionetnga zgjedhjetpeseqë mësuam

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Delegacioni i lartë i SHBA-së takime me liderët në Tiranë

Delegacioni i lartë i SHBA-së takime me liderët në Tiranë

Lista e Kombëtares, trajneri Reja surprizon me përzgjedhjet

Lista e Kombëtares, trajneri Reja surprizon me përzgjedhjet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Mandatet nuk mund të zëvendësohen

Berisha publikon denoncimin: Si e bleu Rama deputetin e PD-së me një hyrje dhe 50 mijë €







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com