Publikohet lista e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit qershor të Kombëtares Shqiptare me Islandën dhe Moldavinë.
Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve, është se trajneri Edi Reja ka vendosur të grumbullojë talentin 19-vjeçar, mbrojtësin Marash Kumbulla.
Ky i fundit aktivizohet në Itali me Veronën, ndërsa kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira. Por, duket se ka arritur të bindë trajnerin italian për të qenë pjesë e Kombëtares.
Nga ana tjetër, vihet re mungesa e dy lojtarëve më në formë, teksa Reja ka vendosur të lërë jashtë liste Endri Çekiçin dhe Taulant Seferin.