Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.
Sipas policisë, i plagosuri është konfliktuar me shtetasin me iniciale N.N, teksa motivet nuk bëhen ende të qarta.
I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.