Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Video/Japin trupin me qira për tatuazhe-reklamë, biznesi i pazakontë nga i cili fitohen mijëra dollarë

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/Japin trupin me qira për tatuazhe-reklamë, biznesi i pazakontë nga i cili fitohen mijëra dollarë

Sot marketingu është motori kryesor i ekonomisë në botë. Por ai mund të ndryshojë jetën e shumë individëve. Dhe në këtë fushë, ju mund të bëni para jo vetëm duke ofruar aftësitë tuaja fizike dhe mendore, por edhe duke dhënë me qira trupin tuaj. Si bëhet kjo? Shumë e thjeshtë, duke dhënë me qira për reklamë, hapësira të caktuara të trupit tuaj.

Nëse arrini marrëveshje me kompanitë e interesuara, që janë më mijëra në internet, atëherë mjafton të shkoni në një sallon tatuazhesh dhe të stamponi në fytyrë apo pjesë të caktuara të trupit logon, adresën apo sloganin e kompanisë së interesuar për këtë lloj reklamimi të veçantë.

Në vitin 2005, në SHBA bëri bujë lajmi se 30-vjeçarja, Kimberly Smith bëri tatuazh në ballë adresën në internet të një kazinoje të njohur, për të patur mundësi të dërgonte djalin e saj Brady në një shkollë private. Fillimisht Kimberly e lexoi këtë ide në rrjet, dhe më pas formuloi një njoftim ku ofrohej të bënte një tatuazh-reklamë në fytyrë për kompaninë që ofronte shumën më të madhe.

Në fund, një kazino online ofroi shumën e 10 mijë dollarëve, që ishte e parezistueshme për Smith, e cila nuk u mendua dy herë por vendosi ta pranojë. Gjesti i Smith, ishte i motivuar nga dashuria e madhe për të birin, por edhe nga disa ngjarje familjare tragjike:martesa e dështuar, dhe vdekja e disa anëtarëve të familjes, më së fundmi e motrës së saj në një aksident rrugor. Sidomos për shkak të divorcit, i biri ishte çoroditur dhe kishte rënë shumë nga mësimet.

Ndaj ajo mendonte se ndryshimi i ambientit, do ta ndihmonte ta rimerrte veten.  “Nga të gjitha sakrificat që bën një prind, kjo është më minimalja. Është një sakrificë e vogël, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për djalin tim”- do të shprehej ajo. Kimberly tha se ishte e vetëdijshme, që shumica e njerëzve nuk e kuptonte këtë gjest, të cilin e cilësojnë poshtërues.

“Është diçka që dua ta bëj vërtetë. Të tjerëve u duket si diçka idiote. Por për mua, 10.000 dollarë janë në fakt si 1 milionë dollarë. Unë kam vetëm një jetë, dhe këtë po e bëj për djalin tim”- tha ajo. Madje kërkesa e Kimberly u prit me rezerva edhe nga punonjësit e sallonit të tatuazheve, të cilët u përpoqën ta bindnin të hiqte dorë, por ajo nuk u tërhoq.

I dashuri i saj, Jeremy Williams, tha se çifti e diskutoi këtë ide për më shumë se 3 javë përpara se të vendoste. Katërmbëdhjetë vite më pas, ky lloj biznesi është gjithnjë e më i përhapur. Një nga faqet më të njohura në internet është “LeaseYourBody.com” (jep me qera trupin tënd).

Aty rekomandohet regjistrimi si një person që do të bëjë para, duke vendosur tatuazhe të përkohshme në trupin e tij. Uebsajti përmend shembullin e Andreë Fisher, që me një tatuazh të përkohshëm në ballin e tij për 30 ditë, arriti të fitojë disa vite më parë plot 37 mijë dollarë. Në vitin 2009, kompania ”Air New Zealand” pagoi disa njerëzit që të rruanin kokën, dhe të bënin një tatuazh në të për dy javë. Pjesëmarrësit morën nga 800 dollarë.

Ankandet më të shumta kryhen çdo ditë në “eBay” dhe “Craigslist”. Meqë heqja e tatuazheve  është një proces i dhimbshëm dhe që ka rreziqet e veta, ju duhet të përmendni në ankandin tuaj se jeni të gatshëm ta mbani tatuazhin reklamues, për një kohë të caktuar, dhe të mos mashtroni duke bërë një tatuazh që mund të fshihet brenda pak ditësh.

Natyrisht, suksesi dhe sasia e parave që mund të fitohen në këtë biznes të pazakontë, dhe në të cilin janë të gatshëm të përfshihen vetëm pak njerëz, varet jo vetëm nga gatishmëria për të bërë një tatuazh të caktuar reklamues, por edhe nga parametrat vetjake, ku më kryesoja është paraqitja fizike, por edhe forma e tatuazhit. Për fytyrat më simpatike, ofertat e kompanive fillojnë zakonisht nga 5.000 dollarë e sipër.

Por kujdes, kjo punë bart rreziqe të mëdha, që nisin nga ato shëndetësore, për shkak të infeksioneve të mundshme, deri tek kostoja sociale, për shkak të lëkundjes së besueshmërisë që të tjerët mund të kenë tek ju.

Billy Gibby, një 35 vjeçar nga Ankoreixh i Alaskës, SHBA, është mbiquajtur “Njeriu-Reklamë”, për shkak të mbi 20 reklamave që ai i bëri tatuazh në gjithë trupin e tij. Ajo që nisi si një mënyrë e pazakontë për të fituar para, më vonë u shndërrua në një problem për amerikanin, pasi Gibby, nuk ishte në gjendje për shumë kohë që të gjente një punë, pikërisht për shkak të tatuazheve. Ai po përpiqet me dëshpërim të mbledhë para, që t’i fshijë ato, dhe të gjejë një mënyrë normale për të siguruar jetesën.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: reklamëtatuazhetrupi

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Video/ Kryemadhi e Basha me protesta, Rama i sfidon hapur

Video/ Kryemadhi e Basha me protesta, Rama i sfidon hapur

Rama: Duan me çdo kusht ta bëjnë ‘leckë’ Shqipërinë, s’ka shans që unë të iki!

Rama: Duan me çdo kusht ta bëjnë ‘leckë’ Shqipërinë, s’ka shans që unë të iki!

Rama: Opozita ka frikë nga zgjedhjet, duan ta shkatërrojnë Shqipërinë me molotov dhe kapsolla

Rama: Opozita ka frikë nga zgjedhjet, duan ta shkatërrojnë Shqipërinë me molotov dhe kapsolla







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com