Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Grindja për Brexitin kalon në raundin tjetër

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Grindja për Brexitin kalon në raundin tjetër

Laburistët ndërprenë bisedimet për Brexitin pa asnjë kompromis. Partia Laburiste Britanike dhe kryetari i saj, Jeremy Corbyn mesa duket presin orën e tyre.

Në përpjekjen për të arritur një kompromis për Brexitin, kreu i Partisë Laburiste i ndërpreu negociatat me qeverinë. Bisedimet avancuan “aq larg sa ishte e mundur”, shkroi Jeremy Corbyn në një letër drejtuar kryeministres Theresa May. Ai nuk beson se mund të arrihet një marrëveshje me kryetaren e qeverisë, autoriteti i së cilës është i cënuar edhe brenda partisë.

May kërkoi bisedime me Laburistët në fund të marsit. Më parë, ajo pati dështuar tre herë në parlament, me marrëveshjen e Brexit-it të negociuar nga ajo. Për në fillim të qershorit, May ka shpallur një votim të katërt në Dhomën e Poshtme të Parlamentit – këtë herë përmes rrugës tërthore të një procesi legjislativ. Kryetarja e qeverisë donte të arrinte një kompromis me Corbyn-in, sepse i mungojnë votat e nevojshme në partinë e saj.

Kryetari i Laburistëve besohet se ka ambicie për postin e kryeministrit. Megjithatë, jo më larg se janari Corbyni dështoi me një votë mosbesimi kundër Mayt në parlament. Njësoj si konservatorët, edhe laburistët janë të ndarë përsa i përket Brexit-it: disa duan divorc nga BE, të tjerët i qëndrojnë besnikë Brukselit. Nga njëra anë, shumë anëtarë të partisë bëjnë thirrje për një referendum të ri, të tjerët janë prerazi kundër tij. Corbyni vetë manovron mes pozicioneve të ndryshme, në mënyrë që të mos lëndojë asnjërin nga krahët e partisë.

Oreks i madh për më shumë

Por edhe May ndodhet nën një presion të konsiderueshëm. Jo më larg se e enjtja ajo pati rënë dakord të vendosë këtë verë planin kohor për pasardhësin e saj, pavarësisht nga suksesi i marrëveshjes së saj të Brexit-it. Te konservatorët, para së gjithash është ish-Ministri i Jashtëm Boris Johnson, që është përgatitur për Downing Street 10. “Natyrisht që do të kandidoj,” tha Johnsoni i njohur si mbështetës i Brexit-it të ashpër. Ai tha se ka oreks të madh “për ta ndihmuar vendin të ecë në rrugën e duhur”.

Britania e Madhe duhej të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Për të parandaluar një dalje të ashpër nga BE, bashkësia ndërkombëtare e zgjati afatin për daljen e Britanisë deri në fund të tetorit. /DW

 

Tags: BrexitJeremy CorbynPartia Laburiste Britanike

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Pse lufta bërthamore është ende shumë e mundur që të ndodhë

Pse lufta bërthamore është ende shumë e mundur që të ndodhë

Kastro Zizo flet për kërcënimet që ka marrë

Kastro Zizo flet për kërcënimet që ka marrë

Zbardhet dokumenti/ Amerikanët japin alarmin, skenarë dhune nga PD-LSI gjatë protestave në vijim

Zbardhet dokumenti/ Amerikanët japin alarmin, skenarë dhune nga PD-LSI gjatë protestave në vijim







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com