E shtunë, 31 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Pse lufta bërthamore është ende shumë e mundur që të ndodhë

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmeti shkakton cunami, deti vërshon në qytetin turk (FOTO)

Dhjetra ndërtesa të shembura dhe njerëz të frikësuar që kërkojnë nën rrënoja, është pasqyra e përgjithshme e asaj që po ndodh në Turqi, pas...

Video/ Nuk është iluzion, godina 5-katëshe spostohet 60 metra

Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë...

Rolf Buchholz, njeriu me plot 516 modifikime në trup (VIDEO)

Bërja e tatuazheve dhe vendosja e pirsing, janë sot në modë kryesisht tek të rinjtë. Por gjermani Rolf Buchholz, e ka çuar deri në...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Ish-kryeministri: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad tha se myslimanët kishin të drejtë "të vrisnin miliona francezë" pas një sulmi vdekjeprurës në Nisë, duke shkaktuar zemërim...

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Turqi, shemben ndërtesat (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Sipas Qendrës Evropiane të...

 Nga: Tyler Cowen “The Washinngton Post”

Një nga faktet më të habitshme të botës së sotme, është se të rinjtë nuk duket se e vrasin shumë mendjen për rrezikun e luftës bërthamore. Ndryshimi i klimës, është për ta shqetësimi më i madh, ndërsa lufta bërthamore shihet si një kërcënim që i përket të shkuarës.

Siç shkroi disa vite më parë Chapin Boyer, në Buletinin e Shkencëtarëve Atomikë: ”Nuk mbaj mend një periudhë kur kërcënimi nga armët bërthamore të jetë dukur i vërtetë. Brezat e mi u rritën duke besuar, se problemi i armëve bërthamore ishte zgjidhur”.

Përkundrazi, unë jam i prirur të mendoj se rreziku i luftës bërthamore mbetet sot problemi kryesor në botë, edhe nëse ky rrezik nuk duket aq i ngutshëm. Në vitet 1950-1960, frika e një lufte bërthamore ishte tepër e dukshme. Në vitin 1951, presidenti i Universitetit Harvardit i shkroi një letër pasardhësit të shekullit XXI-të.

“Ka shumë njerëz që parashikojnë Luftën e Tretë Botërore brenda dekadës, dhe jo pak prej tyre e konsiderojnë të mundshme shkatërrimin e qyteteve tona, duke përfshirë Kembrixhin”- shkroi Xhejms B.Konant. Rezultoi se pikëpamjet e tilla ishin shumë pesimiste, ndoshta të ndikuara tepër nga kujtimet e freskëta të dy luftërave të mëparshme botërore.

Por, nëse brezi i Konant po frymëzohej shumë nga përvoja e kohëve të fundit, a mund të bëjmë ne një gabim të ngjashëm? Armët bërthamore nuk janë përdorur kundër njerëzve që nga viti 1945, dhe tani po supozojmë se ato do të qëndrojnë “në gjumë” për pjesën tjetër të historisë.

Çdo brez ka formën e vet të paragjykimeve të fshehta, siç quhen në ekonominë e sjelljes. Përshembull, vetëm pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, pati shqetësime të mëdha për sulmet pasuese. (Fatmirësisht, nuk ndodhi asnjëra prej tyre).

Sot, shqetësohemi shumë mbi falimentimin e bankave, inflacionin e lartë, dhe goditjen që prodhimet kineze i japin atyre amerikan. Po lufta bërthamore? Duke parë përpara, realiteti është se rreziqet e një lufte të tillë janë mjaft të vogla, në ndonjë vit të caktuar. Por, le të kalojnë disa vite, dhe një luftë bërthamore e një lloji të caktuar, mund të bëhet shumë e mundshme.

Unë kam konstatuar se njerëzit me njohuri mbi tregun financiar, janë më të aftë në kuptimin e rreziqeve të një lufte bërthamore. Një analogji mund të jetë e dobishme: Le të themi që ju investoni në bursë një shumë të madhe parash, pa asnjë lloj sigurie.

Ky është në fakt një veprim shumë i rrezikshëm, megjithëse gati gjatë gjithë kohës do të ndiheni në panik se mos humbni. Kur çmimet e tregut lëvizin kundër jush, ju mund të humbni të gjithë pasurinë tuaj. Me fjalë të tjera: Shpejt a vonë, do të ndodhë e papritura. Ndërhyrjet e sakta për këtë lloj rreziku, nuk janë gjithnjë të lehta tek një investitor i papërvojë.

Në mënyrë të ngjashme, votuesit që nuk shohin shumë larg, nuk e vlerësojnë rrezikun e vazhdueshëm nga një luftë bërthamore. Kjo më sjell ndërmend reagimin tim ndaj librit të njohur të Stiven Pinker “Ëngjëtj më të mirë të natyrën tonë: Pse dhuna ka pësuar rënie”: Ai nuk mendon mjaft si një financier.

Por, argumentet për optimizëm, duken shpesh më të forta se sa argumentet për pesimizëm, dhe në fakt kështu është. Megjithatë, kur është fjala për armët bërthamore, argumentet pro pesimizmit duhet të jenë të vërteta vetëm një herë – dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë herët a vonë, pa marrë parasysh se sa pozitive janë tendencat e përgjithshme.

Pra, duke kombinuar këtë lloj analize në lidhje me rrezikun me fenomenin e paragjykimeve të fshehura, kthehem tek mendimin im fillestar: Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar në lidhje me armët bërthamore. Ato janë të gjithë ende atje, dhe shumica e tyre janë ndoshta në gatishmëri të plotë.

Ne nuk mund të jemi kurrë mjaftueshëm të sigurtë, në lidhje me saktësinë e sistemeve për zbulimin e hershëm të raketave që po vijnë të na godasin, edhe nëse mund të ketë sinjale mashtruese të një lëshimi siç ndodhi në vitin 1983. Ka edhe arsye të veçanta për t’u shqetësuar sot për armët bërthamore.

Ato po bëhen më të lehta dhe më të lira për t’u ndërtuar, dhe nuk është e paimagjinueshme të mendosh që vende si Irani mund të pajisen me to 20 vitet e ardhshme, në dëm të stabilitetit rajonal. Koreja e Veriut, vazhdon të shtojë rezervat e saj të armëve bërthamore, dhe të përmirësojë cilësinë e sistemeve të saj raketore.

Ndërkohë, një gjeneratë e sistemeve raketore hipersonike, do të reduktojë në vetëm pak minuta kohën e reagimit që do të kenë në dispozicion udhëheqësit politikë dhe ata ushtarakë. Kjo ngre rrezikun që një sinjal i rremë, të shndërrohet në një vendim për t’u hakmarrë, ose mund të nxisë një komb të mendojë se një sulm i suksesshme i pari është plotëssht i mundur.

Mos harroni, nuk mjafton që parimi i “shkatërrimit të ndërsjellë të siguruar” është përgjithësisht  i vërtetë; ai duhet të jetë gjithmonë i vërtetë. Ashtu si dr.Strangelove, mësuam që të mos shqetësohemi më, dhe ta duam bombën bërthamore. Por le të mos harrojmë, se bomba nga ana e saj, nuk do të na dojë kurrë neve.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me Co*id-19, presidenti i klubit të Serisë A shtrohet në spital

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në futbollin italian. Së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe presidenti i Torinos, Urbano Kairo. Ai është shtruar në spitalin “San...

Covid-19, Belgjika vendos kufizime të reja

Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në...

Tërmeti në Izmir, 17 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e...

Do bëhet kryeministri i Shqipërisë? Meta tregon ambicien e tij

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...