Opinionisti Olti Curri, teksa ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ka dhënë mendimin e tij referuar ngjarjes së bujshme ditëve të fundit, në lidhje me akuzat për zhvatje parash nga ana e Loredanës. Duke iu referuar konferencës që dha reperja, ai tha se gazetarët e humbën rastin, pasi ajo nuk përcolli asnjë detaj.
“E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur, dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje.
Konferenca e shtypit mu duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta, ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë.
Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet, por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej, dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj.
Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh, si mund të thuash që do e ndihmosh? Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro?
Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e, dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe”, tha më tej ai.