Politikë

Gjiknuri: Gati për marrëveshje me opozitën si në 2017-ën, i japim garanci ekstra

               Publikuar në : 22:49 - 16/05/19 Enno

Ish-ministri dhe bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha nga qyteti i Vlorës se qeveria duhet të gjejnë dialogun mes tyre ashtu si në vitin 2017.

Ndër të tjera, Gjiknuri tha se Partia Socialiste është e gatshme për t’u ulur për një marrëveshje, në mënyrë që opozita jo parlamentare të regjistrohet në zgjedhje vendore të 30 qershorit. Ajo që nuk negociohet tha Gjiknuri, është data e zgjedhjeve që do të cenonte kushtetutën nëse ndryshohet.

 “Unë e them edhe një thirrje për opozitën, ata kanë shansin që të regjistrohen pavarësisht se kanë tejkaluar afatet , unë e them edhe një thirrje për opozitën, të enë mundësinë të regjistrohen në zgjedhje dhe të marrin pjesë dhe të konkurrojnë denjësisht në zgjedhje. Ne nuk mund të devijojmë nga rruga jonë kushtetuese, dhe 30 qershorin do ta çojmë deri në fund.

Ashtu si dhe në 2017 thoja që mezi pres të hyjë PD për të nxjerrë vlerat e PS-së në zonën e Vlorës

Ne si parti politike jemi të gatshëm të ulemi në një marrëveshje, të dialogojmë me ta, që mundëson hyrjen e tyre në zgjedhje. Që do të thotë, çfarëdolloj kushti që ata kërkojnë sa i përket çështjeve të zgjedhjeve: garanci ekstra, jo shtyrje zgjedhjesh sepse datën e përcakton ligji dhe kushtetuta, nuk e ka në dorë PS. Çfarë kemi ne në dorë që së bashku të ndryshojmë ligjin zgjedhor, të ofrojmë mundësi shtese, ne ja mundësojmë PD dhe ata në çdo kohë janë të mirëpritur për të bërë një garë, siç duhet siç bëmë në 2017 ta bëjmë edhe tani, secili të marrë hakën që i jep populli”, deklaroi Gjiknuri.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT