Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fragmentimi politik po e bën më të vështirë qeverisjen e Evropës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Fragmentimi politik po e bën më të vështirë qeverisjen e Evropës

Nga Dom Walsh, “CapX”

Një sërë anketash të zhvilluara gjatë fundjavës që lamë pas, sugjerojnë se zgjedhjet e ardhshme evropiane në Britaninë e Madhe, do të karakterizohen nga një shkallë më e lartë e fragmentimit, si dhe nga mundësia e një riorganizimi të madh politik.

Sondazhi i “YouGov”, sugjeroi se 5 parti do të fitojnë më shumë se 10 për qind të votave – Partia Brexit (34 për qind), Laburistët (16 për qind ), Liberal Demokratët (15 për qind), Të Gjelbrit (11 për qind) dhe Konservatorët (10 për qind). Kjo, do ta vendoste pjesën e votave të kombinuara të konservatorëve dhe laburistëve, në vetëm 26 për qind për zgjedhjet evropiane, nga 47 për qind në vitin 2014.

Edhe sondazhet për zgjedhjet parlamentare, ku votuesit kanë më pak gjasa të kënaqen vetëm me një votë proteste, u japin laburistëve dhe konservatorëve vetëm 48 për qind të votave së bashku – nga 84.5 për qind në zgjedhjet e vitit 2017, që u shpallën me të madhe si rikthimi i politikës dypartiake.

Ky fragmentarizim, reflekton në masë të madhe frustrimin ndaj mbështetësve të BE-së, por edhe atyre të Brexit, por edhe mënyrën se si e kanë trajtuar Brexit dy partitë kryesore. Mbetet të shihet, nëse ajo do të bëhet në një prirje afatgjatë.

Megjithatë, një peizazh politik kaotik, është larg nga të qenit një dukuri vetëm britanike.

Në Gjermani, si kristiandemokratët e qendrës së djathtë, ashtu edhe socialdemokratët e qendrës së majtë, kanë parë rënien e mbështetjes ndaj tyre, në favor të të gjelbërve pro-BE, dhe nacionalistëve të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Peizazhi politik në Holandë, është bërë kaq i ndryshëm, saqë procesi i fragmentimit në vende të tjera, etiketohet shpesh si “holandizim”. Dhe në zgjedhjet e fundit spanjolle, votat e marra nga dy partitë e “mëdha” tradicionale, përbënin vetëm 45 për qind të totalit – nga 84 për qind në vitin 2008.

Janë gjithsej 7 vende evropiane, ku 4 ose më shumë parti kanë fituar mbi 10 për qind të votave në zgjedhjet e fundit legjislative – Gjermania, Holanda, Franca, Spanja, Italia, Republika Çeke dhe Finlanda. Dhe, zgjedhjet për Parlamentin Evropian në fund të këtij muaji, duket se do ta thellojnë ndarje në nivelin evropian.

Duke reflektuar zhvillimet politike, në shumë shtete anëtare, PE pritet të bëhet në tërësi gjithnjë e më i fragmentuar dhe e polarizuar, me partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë, që do të humbasin terren në favor të liberalëve, të gjelbërve dhe nacionalistëve.

Ky zhvillim, do të ketë pasoja serioze për funksionimin e BE. “Koalicioni i madh”, i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (PPE), socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D), do të humbasë për herë të parë në histori shumicën e tij. Në vitin 2014, këto 2 grupime kishin një shumicë solide. Parashikimet aktuale të “Politico”, sugjerojnë se do të kenë 60 vende më pak në PE-në e re.

Rëndësia e këtij ndryshimi, është më shumë se sa thjesht simbolike. PPE dhe S&D, kishin 74 për qind të votave në mandatin e fundit të Parlamentit Evropian. Atyre do t’u duhet të bashkërendojnë veprimet me grupin liberal ALDE, së bashku me eurodeputetët e “La Republique en Marche”, të presidentit francez Emanuel Makron, në një koalicion të ri legjislativ trepartiak.

Ndërkohë, do të ketë edhe një rikonfigurim të rëndësishëm të kontingjentit euroskeptik të Parlamentit Evropian. Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropian (ECR), që ne emër përfaqëson një markë të moderuar dhe konstruktive të euroskepticizmit, do të eklipsohet nga Aleanca Europiane e Popujve dhe Kombeve (EAPN), që është më shumë nacionaliste dhe populiste, dhe që drejtohet nga zëvendëskryeministri italian, Mateo Salvini.

Ky Parlament i ri, i fragmentuar Evropian, do të jetë një partner i vështirë për Komisionin dhe Këshillin Evropian. Megjithëse, forcat pro-BE kanë ende një shumicë të përgjithshme, ato do të duhet të bashkëpunojnë më ngushtë përmes linjave të partive për të siguruar miratimin e ligjeve. Nga ana tjetër, kjo mund të përkeqësojë dinamikën e përballjes “establishment vs anti-establishmentit” të parlamentit aktual, duke përforcuar pretendimet populiste, se partitë e establishmentit janë të gjitha njësoj.

Në mbarë Evropën, politika po bëhet gjithnjë e më e larmishme dhe shumë-dimensionale. Ndarjet tradicionale e majtë – e djathtë, po eklipsohen gjithnjë e më shumë nga çështjet e ndërthurura të kulturës dhe identitetit, dhe veçanërisht të emigracionit dhe ndryshimeve klimatike.

Ndërsa ka avantazhin e dhënies së një zgjidhjeje me një gamë më të gjerë zgjedhjesh, copëzimi politik, i ka bërë tashmë shumë vende evropiane shumë më të vështira për t’u qeverisur. Ky problem tani duket se mund të eksportohet edhe në institucionet e BE-së dhe pavarësisht Brexit edhe në Britaninë e Madhe./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e evropesFragmentimimë të vështirëpo e bënpolitikqeverisjen

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Turp të keni, unë zgjedh të mos hesht

Turp të keni, unë zgjedh të mos hesht

“E turpshme”, shpërthen trajneri i Gjimshitit: Episod i shëmtuar për futbollin tonë

“E turpshme”, shpërthen trajneri i Gjimshitit: Episod i shëmtuar për futbollin tonë

La Rusinë për Tiranën, vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin

La Rusinë për Tiranën, vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

by mirseda
11:00 | 08/10/2025
0

Këtë të mërkurë, 8 tetor, në Pallatin e Kongreseve mbahen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja,...

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

Sot afati i fundit për të aplikuar për “vendin” e Altin Dumanit

09:37 | 08/10/2025
Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Nxiste të miturin të vidhte, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:27 | 08/10/2025
Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

Transportonin barna dhe ushqime, Izraeli bllokon sërish anije ndihmash për Gazën

09:11 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com