Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se në drekë kanë marrë pjesë presidenti Meta, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni.
Por, presidenti i Kosovës ka preferuar të mos jetë pjesë e kësaj tryeze, duke shmangur drekën në fjalë. Sot, Thaçi refuzoi të shtrëngojë duart me Dodikun, ndërsa dje kritikoi presidentin Meta pse i kishte bërë ftesë atij për të ardhur në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e Dodik, Meta pati këtë përgjigje:
“Samiti ka një format të përcaktuar, dhe si të gjithë krerët e vendeve anëtare dhe ai ka qenë i ftuar dhe i mirëseardhur. Ka mbetur mjaft i kënaqur, ka treguar se do të dijë për turizmin pasi kishte dëgjuar fjalë të mira nga qytetarë të e vendit të tij.”