Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kur shqiptarët bëjnë sikur “qajnë”, për Kosovën

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Kur shqiptarët bëjnë sikur “qajnë”, për Kosovën

Nga Mero Baze/ Në pranverën e vitit 1995, Ibrahim Rugova kishte vendosur të takonte partitë e opozitës në Tiranë. Pas përdorimit që Berisha i kishte bërë emrit të tij për referendumin e dështuar për Kushtetutën, ai shikonte nevojën e vendosjes së kontakteve me partitë e tjera politike. Kishte planifikuar të takonte Partinë Socialiste, Socialdemokratët e Gjinushit dhe Partinë Demokratike. E shoqërova si gazetar në të tre takimet.

Në dy prej tyre, ndodhën dy incidente që e shpjegojnë më së miri si e njeh Shqipëria, Kosovën.

E para ishte tek Partia Socialidemokrate.

Në takim ishte Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Gaqo Apostoli.

Gjinushi dhe Milo ishin shumë të qartë në bisedë, të kthjellët për Kosovën, të kujdesshëm politikisht dhe dukej se e dinin me kë flisnin dhe përse flisnin. I treti ishte Gaqo Apostoli. Për të folur dhe ai një fjalë, si dy udhëqësit e tjerë, ai pyeti Rugovën.

-Zoti president, aty në Gostivar ndodhi një ngjarje e rëndë. Si e përballuat, se me sa dëgjova, u vra dhe dikush, se ngriti flamurin?

Rugova që ishte mësuar me mos-njohjen e Shqipërisë për Kosovën, e kaloi me sportivitet.

-Po kam dëgjuar, tha. Në kthim do ndaloj të takoj kryetarin Gligorov dhe t’ia theksoj se është e rëndësishme të mbrohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

-Ah… po, se Gostivari është i Maqedonisë, tha Gaqua, dhe çdo gjë kaloi me një të qeshur.

E dyta ishte me Tritan Shehun. Rugova u takua formalisht dhe me Tritan Shehun, meqë ai ishte kryetar në detyrë i PD. Pas takimit, isha tek Vila 31 ku rrinte Rugova, dhe sekretari i tij më thotë se ky Tritan Shehu është i çmendur.

-Pse, i thashë?

-Kqyr mor ça ka shkru në komunikatë shtypi, thotë, dhe më vuri para një faks të shkruar me makinë shkrimi, ku thuhej se “biseduam me presidentin Ruogva për arritjen e autonomisë së Kosovës….”

-A është mor normal ky njeri?

Më kapi gazi pasi përfytyrova Tritanin me tre telefona në dorë, një duke i thënë sekretares shkruaj, tjetrin duke fol me Doktorin, e tjetrin për ndonjë pazar.

Fola me Berishën për gafën e komunikatës, me qëllim që të frenonte trasmetimin në TVSH.

Dy minuta më vonë mori sekretarja e Tritanit të më sqaronte dhe mua si gazetar, se ishte një lapsus ajo puna e autonomisë, pasi Tritani mbante mend që ja kanë heq autonominë Kosovës dhe nuk e dinte që ja kishin kthyer….

Mu kujtuan këto histori, ndërsa shoh këtë dalldinë e analistëve dhe politikanëve periferikë dhe histerikë të Shqipërisë, të cilët befas janë kujtuar për Kosovën dhe kanë zbuluar se dikush po e copton dhe po e shet.

es tyre pashë dhe Tritanin dje në një panel, që së bashku me Mesilën kishin gjetur dhe armikun, që quhej Baton Haxhiu.

Problemi nuk është se thonë broçkulla për publikun shqiptar, se publiku shqiptar, është pak a shumë si ata, për Kosovën. As e njeh mire Kosovën dhe as merakoset shumë për hallet e saj. Po ashtu, as Edi Ramën nuk është se e dëmtojnë politikisht.

Por problem i këtyre debateve të cekëta televizive, të shpifura, qesharake, banale, histerike, dhe pa asnjë përmbajtje, është se ato shikohen në Kosovë. Dhe atje befas, ata që na adhurojnë si toka mëmë, që mendojnë se ne e kemi mendjen tek ata, që mendojnë se jemi “ëngjëll mbrojtës” për ta, dhe akoma më shumë, ata që mendojnë tani në Kosovë, se dikush në Shqipëri po i shpëton nga humbja e Veriut dhe fitorja e Preshevës, befas shikojnë një tufë idiotësh histerikë që thonë broçkulla për Kosovën.

Është e dhimbshme ta shikosh si shqiptar i Kosovës këtë diarenë e ligjërimit publik të Shqipërisë për Kosovën, nga politikanë të cekët, sharlatanë, nga gra histerike që bëjnë si burra të fortë, dhe mbi të gjitha nga gazetarë që kurrë nuk janë marrë me Kosovën, që kur i shikon se çfarë thonë, të krijohet ideja që Kosova është një livadh i Ramushit, që do t’i shesë Hashimi me këtë Batonin, por ai s’do, se kështu i ka pas ik një livadh në Dukagjin, për llogari të Malit të Zi.

Është më mirë ta dëshpërosh Kosovën, duke i thënë nuk kemi punë me ju dhe vrisni veten, se sa t’u thuash “ne po të dalim zot” dhe ata befas shikojnë, që “ëngjëjt mbrojtës” të Kosovës, nuk e kanë haberin as për Kosovën dhe as për problemet e saj. Thjesht tregojnë se Shqipëria as e njeh, as e kupton dhe as nuk di si ta ndihmojë Kosovën. Pasi gjithonë, i duhet ta përdorë për hallet e saj.

Tags: bëjnëKosovënqajnëshqiptaretsikur

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Meta takon Mogherinin: Sfidat kapërcehen vetëm me dialog

Meta takon Mogherinin: Sfidat kapërcehen vetëm me dialog

Mjaftojnë 5’ minuta, zhbllokohet supersfida Ajax-Tottenham (Video)

Mjaftojnë 5’ minuta, zhbllokohet supersfida Ajax-Tottenham (Video)

Shkolla me fast-food, institucionet i pasojnë fajin njëra-tjetrës (Video)

Shkolla me fast-food, institucionet i pasojnë fajin njëra-tjetrës (Video)







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com