Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basti i rrezikshëm i Erdoganit, me ripërsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Basti i rrezikshëm i Erdoganit, me ripërsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Nga Zia Weise, “Politico.eu”

Nëse është e vërtetë ajo që thotë Rexhep Taip Erdogan, se “ai që fiton Stambollin, ka fituar Turqinë”, atëherë e ardhmja e vendit të tij varet tani nga ajo që do të ndodhë me zgjedhjet në këtë qytet të madh. Të hënën, Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) njoftoi se zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Stambollit, që përfunduan me një fitore të ngushtë të opozitës, do të anulohen dhe do të ripërsëriten në qershor.

Vendimi, pas disa javësh presione nga ana e qeverisë, shënon një moment kritik për Turqinë – dhe një bast të rrezikshëm për Erdoganin. Nga njëra anë, ripërsëritja i jep presidenti turk mundësinë të ruajë kontrollin e qytetit më të madh të Evropës, ku lëvizja politike konservatore e Erdoganit, ka mbajtur ndikimin e saj për një çerek shekulli.

Megjithatë, kjo rrezikon gjithashtu fuqizimin e opozitës, dhe kërcënon të minojë legjitimitetin e tij si kreu i Turqisë. “Erdogan e ka ndërtuar trashëgiminë e tij, si një politikan popullor dhe populist, që është në gjendje të fitojë zgjedhjet”- thotë Pol Levin, drejtor i Institutit për Studime Turke në Universitetin e Stokholmit.

“Zgjedhjet nuk kanë qenë të ndershme, por ato kanë mjaftuar, që ai të pretendojë para përkrahësve të tij dhe publikun më të gjerë turk, se është njeriu që ka të drejtë ta udhëheqë Turqinë. Madje ky vendim, e vë në pikëpyetje edhe këtë fasadë të hollë demokratike”- theksoi ai.

Zgjedhjet në Turqi, janë konsideruar prej një kohe të gjatë si të pandershme – pasi fusha e lojës ka qenë shumë në favor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit – por megjithatë konkurruese, me opozitën që ia ka dalë të imponohet në disa gara shumë të ngushta në zgjedhjet e kaluara.

Në vitin 2015, Erdogan bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat AKP-ja humbi shumicën e saj parlamentare. Por kjo vetëm pas bisedimeve të koalicionit (edhe pse Erdogan punoi që ato të mos kishin sukses, duke shkuar aq larg, sa ti frynte flakëve të konfliktit të brendshëm).

Në qytetet me shumicë kurde, AKP-ja zëvendësoi disa kryebashkiakë të zgjedhur me administratorët qeveritarë, duke përmendur akuzat për terrorizëm. Megjithatë, kurrë më parë, Erdogani nuk kishte refuzuar të pranonte plotësisht rezultatin e zgjedhjeve.

”Shtyllat e demokracisë në Turqi, janë zhdukur gjatë dekadës së fundit apo më gjatë se sa kaq. Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta, por rezultati u mor siç ishte”- tha Ezgi Basaran, koordinatore e programit të Turqisë në Kolegjin e Shën Antonit të Universitetit të Oksfordit.

“Që nga vitet 1950, kutia e votimit ka qenë i vetmi vend, ku njerëzit në Turqi mund të shprehin lirshëm mendimet e tyre. Kjo është një traditë – ne kemi zakonisht një pjesëmarrje prej 80 përqind në zgjedhje,”- shtoi ajo.

Ndërsa vendimi për anulim është marrë nga YSK, dhe jo nga vetë qeveria, pavarësia e autoritetit më të lartë të zgjedhjeve të Turqisë, është shumë e diskutueshme. Gjatë javëve të fundit, Erdogan dhe zyrtarë të tjerë, e kishin vënë nën një presion të madh YSK, për të anuluar zgjedhjet në Stamboll, duke përmendur parregullsi.

Dhe siç vuri në dukje Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës vitin e kaluar, paanshmëria e YSK-së është “e kushtëzuar nga pavarësia e gjyqtarëve të saj si të tillë”. AKP ka minuar prej vitesh pavarësinë e gjyqësorit, duke politizuar gjykatat e Turqisë. Politikanët dhe zyrtarët evropianë, e denoncuan anulimin e zgjedhjeve në Stamboll, me udhëheqësin e grupit ALDE në Parlamentin Europian, Gi Verhofshtad që paralajmëroi  se “Turqia po shkon drejt një diktature”, dhe raportuesen për Turqinë në Parlamentin Evropian Kati Piri, që tha se “kjo i jep fund besueshmërinë së tranzicionit demokratik të pushtetit” në Turqi .

Në mesin e muaji prillit, autoritetet lokale të zgjedhjeve konfirmuan kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu si kryebashkiak të Stambollit, pas një rinumërimi të pjesshëm. Imamoglu mundi rivalin e tij, Binali Jildirim të AKP-së, me rreth 13.000 vota më shumë, në një qytet më 10 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Anulimi duket se ka mobilizuar më shumë opozitën. Në një fjalim të mbajtur të hënën, një Imamoglu i vendosur e quajti vendimin “të pabesë”, dhe u tha mbështetësve të tij se do të fitonin sërish në rivotimin e 23 qershorit. Levin thotë se anulimi i zgjedhjeve “ka ndihmuar në krijimin e diçkaje që i mungonte deri më sot opozitës” – pra një figurë dinamike politike, që mund të jetë figura qendrore e opozitës ndaj Erdoganit.

Një kandidat i Partisë Republikane Popullore Republikane (CHP) me një sfond konservator, Imamoglu ka aftësinë për të tërhequr një spektër të gjerë votuesish. Anulimi sjell edhe rreziqe të tjera për Erdogan: thuhet se AKP është e përçarë mbi këtë çështje, dhe pasiguria e shkaktuar nga vendimi i YSK-së, e ka dobësuar më tej lirën turke, në një kohë kur ekonomia e vendit është në recesion.

Unioni Turk i Industrisë dhe Biznesit, shprehu shqetësimin e tij lidhur me rivotimin, teksa Erdogani reagoi duke iu thënë biznesmenëve “të mbanin vendin e tyre”. Erdogani duket se ka vendosur se ai nuk duron dot të humbasë vendlindjen e tij, ku ai u ngrit si një figurë politike në postin e kreut të bashkisë në vitet 1990.

Është e sigurt, që kandidati i AKP-së do të fitojë në rivotimin e qershorit. Opozita, pasi shijoi fitoren për herë të parë ndër dekada, po përgatitet për një luftë të ashpër. Dhe me pasjen e vëzhguesve në çdo kuti votimi “manipulimi i drejtpërdrejtë i votave, është shumë i vështirë”, thotë Levin.

Megjithatë, nuk ka gjasa që Erdogani të ketë kërkuar me ngulm ripërsëritjen e zgjedhjeve pa pasur një plan, duke pasur parasysh edhe rreziqet e përfshira. Në javët e para pas zgjedhjeve, presidenti dukej herë pas here i gatshëm të pranonte humbjen, para se të ndryshonte mendje. “Ky është një bast i rrezikshëm, por ai ka luajtur edhe më herët, dhe ia ka dalë. Ai duhet të besojë se ekziston një mënyrë për të fituar…mos e nënvlerësoni kurrë Erdoganin”- përfundon Levin./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bastii Erdogani rrezikshëmriperseritjeStambollZgjedhjet

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Emrat/Bënin namin me vjedhjet, goditet banda e hajdutëve në Vlorë (detajet)

I mori 10 mijë euro përmes mashtrimit, pranga 49-vjeçarit. Çfarë i premtoi

Shpërndante kokainë, kapet në flagrancë trafikanti në Kavajë

Shpërndante kokainë, kapet në flagrancë trafikanti në Kavajë

Dita Botërore e Talasemisë, nis fushata për dhurimin e gjakut

Dita Botërore e Talasemisë, nis fushata për dhurimin e gjakut

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës
Showbizz

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

by mirseda
10:52 | 23/08/2025
0

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani...

Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

Trump: Vendimin për luftën në Ukrainë do ta marr brenda dy javësh, sanksione ose…

10:10 | 23/08/2025
Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

Të paktën 71 viktima në 24 orë në Gaza, mes tyre edhe katër fëmijë

10:01 | 23/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Nxjerr kallashnikovin dhe qëlllon makinën në kryqëzim, pamjet e ngjarjes në Kombinat

Nxjerr kallashnikovin dhe qëlllon makinën në kryqëzim, pamjet e ngjarjes në Kombinat

09:31 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com