Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Peter Skyllberg, si mbijetoi suedezi 2 muaj nën dëborë, në temperatura nën -30 C  

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Peter Skyllberg, si mbijetoi suedezi 2 muaj nën dëborë, në temperatura nën -30 C  

Kur fati na kthen shpinën dhe jetët tona janë në rrezik, shumë prej nesh do të bëjmë gjithçka vetëm që të mbijetojmë. Ky ishte rasti edhe i një suedezi, që në dimrin e viteve 2011-2012, u bllokua për disa javë në një vend mjaft të tmerrshëm.

Disa njerëz, do ta përshkruanin 44-vjeçarin Peter Skyllberg si një “njeri të vetmuar”. Pak njerëz në zonë e njihnin, teksa pronari i një benzinate dukej se e dinte vendndodhjen e tij. Skyllberg, duket se ishte i pastrehë, dhe jetonte në pyll duke fjetur në makinën e tij.

Peter kishte punuar si marangoz, para se të lindnin problemet e tij të para. Ai kishte humbur kontaktet me anëtarët e familjes për më shumë se 20 vjet, ndaj kur u zhduk shumë njerëz nuk e kuptuan mungesën e tij.

Siv Skyllberg, tezja e Peterit, tha se i kishte ndërprerë marrëdhëniet me familjen e tij dy dekada më parë për shkak të një skandali, të cilin ajo nuk pranoi ta tregonte. Kur ajo u përpoq t’i jepte informata policisë rreth vendndodhjes së Peterit, nuk mundi t’i ndihmonte shumë ata.

Ajo e dinte që Peteri jetonte vetëm dhe para zhdukjes së tij kishte qenë bebisiter për të, më shumë se 30 vjet më pare. Gjithsesi policia vazhdoi kërkimet, dhe e gjeti pas 2 muajsh, në makinën e tij të bllokuar nga dëbora, pranë qytetit të Umeas në Suedinë veriore.

Ai ndodhej shumë km larg pyllit, ku ai banonte zakonisht, ndërsa temperatura më 22 shkurt 2012 ishte -30 ºC. Policët menduan se nuk kishte asnjë shans që ai të kishte mbijetuar aty brenda. Dy oficeret e policisë pastruan dëborën dhe e hapën derën e makinës, duke pritur të gjenin trupin e tij të pajetë.

Por, për habinë e të dyve, ai ishte ende gjallë duke marrë frymë. Makina ishte mbushur plot me gota letre të vjetra, dhe paketa cigaresh bosh, një shishe të zbrazët me birrë. Dukej sikur Peteri kishte dashur të vdiste atje në të ftohtë, por ai i tha policisë të kundërtën.

Ai rrëfeu se ishte bllokuar në makinën e tij që nga 19 dhjetori 2011, pasi një stuhi e madhe bore e kishte mbuluar plotësisht makinën e tij. Me kalimin e javëve, trashësia e borës kishte arritur në mbi 3 metra. Peteri ishte shumë i dobët fizikisht, por askush nuk e kuptoi se si mundi të mbijetonte një qenie njerëzore, në një makinë me dëborë, për dy muaj.

Mjekët besojnë se gjatë periudhës kur Peteri ishte në makinë, ajri i bllokuar rreth makinës kishte formuar një Igloo (shtëpi eskimeze prej akulli) natyrore. Dhe teksa ai kishte veshur rroba shumë të trasha, dhe kishte një thes gjumi, kjo e bënte edhe më shumë të dukej si një igloo. Por, si mund t’i kishte mbijetuar urisë për një kohë kaq të gjatë?

Një mjek i mirënjohur suedez, tha se kushdo mund të tolerojë urinë për 1 muaj, nëse ka ujë për të pirë. Dhe nëse keni yndyrë trupore, mund të mbijetoni edhe më gjatë, edhe pse Peteri ishte në gjendje shumë të rëndë kur u gjet nga policia.

Megjithëse dëbora ishte mëse 3 metra e trashë, Peteri ishte në gjendje të hapte derën, për të ngrënë dëborë për të mbijetuar. Ka gjasa që ai të jetë dobësuar aq shumë fizikisht, sa që e ka pasur të pamundur të dilte makina, ose të përpiqej dhe të kërkonte ndihmë. Kur u gjet, ai njoftohet se u tha shpëtimtarëve të tij: ”Doja të dimëroja si ariu”. Dhe për një moment, policët debatonin nëse duhej ta linin ashtu siç kërkoi vetë Skyllberg.

Megjithatë, era e tmerrshme në makinë i bindi ata se nëse ata e lejonin atë të qëndronte, ai do të kishte vdekur. Por, shumë njerëz janë mobesues për historinë e Peterit. Ata thonë se nuk ka mundësi që ai të mbijetonte në makinën e tij për aq kohë. Në fakt, nga hetimet u zbulua se Peteri kishte marrë shumë borxhe, dhe më pas ishte “zhdukur”.

Magnus Jernberg, fqinji i vjetër i Peterit, tha se ai kishte një të dashur që jetonte me të për një farë kohë, por më pas ajo u zhduk. Peteri kishte punuar më parë si punëtor për një pronar të madh tokash, dhe ai i kishte dhënë më vonë një nga banesat e tij ku dhe jetonte.

Por, problemet e para filluan pasi u përpoq të blinte një bllok apartamentesh. Një urdhër i gjykatës lokale, urdhëroi konfiskimin e pronave të tij, pasi ai nuk ishte në gjendje të paguante borxhet prej 1.6 milionë dollarësh. Me një marrëdhënie të dështuar dhe një mal me borxhe, nuk është çudi që Peteri donte të shpëtonte nga problemet e tij, edhe pse gati e vrau veten.

Ai u shtrua në spitalin Norrlands të Umeas, dhe refuzoi të fliste me shtypin, ndaj ne nuk do ta dimë kurrë se çfarë ndodhi realisht me të.

Një teori e artikuluar nga dr.Stefan Brant, nga Universiteti i Upsalas në Suedi, është se metabolizmi i Skyllberg mund të jetë ngadalësuar “si një arush që dimëron në gjumë letargjik”, duke ia bërë më të lehtë qëndrimin për mbi 60 ditë pa ushqim./ Tirana Today

Tags: 2 muajnë temperaturanën -30 Cnën dëborëPeter Skyllbergsi mbijetoisuedezi

TË LIDHURA

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Detaje/ E mitura u vetëhelmua pasi kërcënohej nga 17-vjeçari, flasin të afërmit

Detaje/ E mitura u vetëhelmua pasi kërcënohej nga 17-vjeçari, flasin të afërmit

Përplasja/ Banorët e Astirit dhe ish-deputetë mësyjnë komisariatin nr.6

Përplasja/ Banorët e Astirit dhe ish-deputetë mësyjnë komisariatin nr.6

Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tradita e 12 fushatave humane nga Vodafone Albania

Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tradita e 12 fushatave humane nga Vodafone Albania







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com