Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse janë të rëndësishme zgjedhjet për Parlamentin Evropian

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse janë të rëndësishme zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Nga Andrew Hammond, “Gulf News”

Këtë javë, nis faza përfundimtare e fushatës zgjedhore të Parlamentit Evropian. Votimi i datave 23-26 maj, po merr një rëndësi shumë më të madhe këtë vit, për shkak të asaj që mund të jetë në fakt, një referendum mbi projektin e integrimit prej 6 dekadash, të klubit që e ka selinë në Bruksel.

Dhe zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm për të ardhmen e kontinentit, por edhe pjesën tjetër të botës, pasi BE-ja mbetet një superfuqi ekonomike me produktin e saj të brendshëm bruto, që krahasohet me atë të Shteteve të Bashkuara, dhe që mbetet më i madh se ai i Kinës.

Bashkimi Evropian, është ndërkohë eksportuesja më e madhe në botë, me shumë vende ku Evropa është partnerja e tyre tregtare kryesor – duke nisur nga Kina në Azi, dhe deri në Brazil në Amerikën e Jugut. Njëra nga arsyet, se përse zgjedhjet e këtij viti kanë një rëndësi të veçantë, është perspektiva në rritje që në to të marrë pjesë edhe Britania e Madhe.

Rreth 3 vjet pas referendumit të vitit 2016, kandidatët e Britanisë së Madhe do të marrin pjesë në votime, përveç rastit kur Tereza Mej mund të arrijë të marrë shpejt marrëveshjen e saj të daljes nga unioni. Ngërçi i vazhdueshëm mbi Brexit, është vetëm njëra nga arsyet pse Emanuel Makron po e përshkruan këtë garë elektorale, si një zgjedhje pro ose kundra Evropës.

Me partitë euro-skeptike anembanë kontinentit që shpresojnë të kenë një rezultat shumë të mirë, presidenti francez po kërkon të tubojë rreth vetes forcat liberale, internacionaliste, të cilat janë nxitur nga zgjedhjet spanjolle të së dielës, që panë një ringjallje të Partisë Socialiste që është pro- Brukselit.

Megjithatë, sfida për Makron dhe shpurën e tij, është se zgjedhjet zhvillohen në kontekstin e pakënaqësie, dhe apatisë së madhe të votuesve. Kjo është nxitur nga fakti, se Parlamenti Evropian në mënyrë specifike, nuk besohet nga shumë njerëz në kontinent, për të cilët Brukseli është shumë i largët në jetën e tyre të përditshme.

Pjesëmarrja e votuesve në këto lloj zgjedhjesh ka rënë, nga 62 % në vitin 1979, në rekordin më të ulët historik prej 42 % në vitin 2014. Në disa vende, pjesëmarrja mezi arriti një numër 2-shifror. Dhe kjo apati ndodh, me gjithë fuqitë në rritje të vazhdueshme që gëzon Parlamenti Evropian.

I krijuar fillimisht në vitet 1950, ai mori një legjitimitetin politik të zgjeruar në vitin 1979, kur u bë një institucion që zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët. Që atëherë, PE ka vënë veton mbi buxhetet vjetore të BE-së, prej rreth 140 miliardë eurosh, dhe ka siguruar kompetenca për të ndryshuar ose bllokuar, një gamë të gjerë projektligjesh të hartuara nga Komisioni Evropian. Anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian, do të kenë ndërkohë mundësi të konsiderueshme për të ndikuar në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian, i konsideruar gjerësisht si posti kryesor në Bruksel.

Kjo për faktin se grupet kryesore në PE, kanë nënshkruar një marrëveshje përpara zgjedhjeve të 2014, që zgjedhja e kandidatit për president që do të pasonte në detyrë Hoze Manuel-Barrosos, duhet të kryhet nga grupi që siguron shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian.

Ndërsa qeveritë kombëtare kanë fjalën e fundit mbi këtë emërim, zëri i legjislativit ishte më i fortë se kurrë në vendimin e rëndësishëm për të zgjedhur Zhan Klod Junker, që e ka mbajtur këtë post për dekadën e fundit. Megjithatë, vëmendjen kryesore këtë vit, do ta ketë elementi euro-skeptik dhe anti-politik i zgjedhjeve të këtij viti. Dhe në këtë pikë të fushatës, duket se erërat fryjnë në mënyrë të konsiderueshme pro partive anti-BE.

Ato synojnë të forcojnë pozitat e tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2014, që prodhuan rezultate mbresëlënëse për partitë anti-integrim, nga ekstremi i djathtë tek ai i majtë. Gjatë 5 viteve të fundit, rritja e këtyre partive e ka ndërlikuar tashmë vendimmarrjen në Bruksel, duke përfshirë edhe politikat ekonomike.

Kjo për shkak se partitë euro-skeptike, janë në përgjithësi kundër tregtisë së lire, dhe Parlamenti Evropian ka të drejtën e vetos ndaj shumë traktateve ndërkombëtare. Dhe ekziston një mundësi reale, që partitë anti-integrim të fitojnë vende të mjaftueshme në PE këtë here, për të ndikuar ndjeshëm dhe legjislacionin që miratohet, në vend se thjesht të shprehin shqetësimin për të, ashtu si ka bërë shpesh deri më sot.

Një arsye tjetër e profilit të lartë të partive euro-skeptike këtë vit, është roli i ish-ndihmësit të Donald Trump, Stiv Benon, që do të mbajë një fjalim më 11 maj në Berlin, në një tubim të organizuar nga Alternativa për Gjermaninë, e së djathtës ekstreme. Benon është gjithashtu i shquar në Itali, dhe i njeh vetes meritat e arritjes së marrëveshjes për qeverinë e koalicionit mes Lidhjes të së djathtës ekstreme, dhe Lëvizjes populiste Pesë Yjet.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se balancat e pushtetit në parlament, kanë më shumë gjasa të mbahen nga një shumicë pro-integrimit. Ndonëse kjo do t’u japë siguri shumë njerëzve në kontinent dhe më gjerë, ajo nuk mund të merret si e mirë, për shkak të zhgënjimit të miliona njerëzve kundër statuskuosë në Bruksel.

Rritja e popullaritetit të partive euro-skeptike, pasqyron një gamë të gjerë faktorësh, dhe jo vetëm pakënaqësinë popullore me thellimin e integrimit evropian. Çështjet më të gjëra, përfshijnë shqetësimin mbi partitë e establishmentit dhe sistemet politike kombëtare, shqetësimet mbi emigracionin, dhe pakënaqësinë mbi rënien ekonomike pas krizës së vitit 2008, dhe masat shtrënguese që pasuan.

Në përgjithësi, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mund të jenë më sfidueset që kanë qenë ndonjëherë. Me euro-skeptikët që po synojnë të fitojnë shumë, rezultati mund të varet nga pjesëmarrja, dhe nga ajo nëse votuesit nga qendra e politikës evropiane, do të dalin në zgjedhje në një numër të mjaftueshëm, për të siguruar vazhdimësinë e dominimit në PE të një shumice të moderuar./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: PEtë rëndësishmeZgjedhjet

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Rikthimi i vizave për shqiptarët”, deputetët holandezë vizitë në Tiranë

"Rikthimi i vizave për shqiptarët", deputetët holandezë vizitë në Tiranë

Vettingu/ Del para KPK-së gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit

Vettingu/ Del para KPK-së gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit

“Benzinë që i hidhet zjarrit”, ç’paralajmëron Manjani për ndryshimet në Kodin Penal

“Benzinë që i hidhet zjarrit”, ç’paralajmëron Manjani për ndryshimet në Kodin Penal

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com