Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zero të arrestuar për masakrën në ish-Bllok, ja shuma që la Martinaj si masë garancie

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrasja në ish-Bllok, lirohet me garanci pasurore Ervis Martinaj

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Ervis Martinajt, të përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut, për t’u lënë i lirë nën masën e garancisë pasurore. 

Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar që në garancinë e 5 milionë lekëve, 35-vjeçari Martinaj të qëndrojë i lirë gjatë hetimeve. Kujtojmë se Martinaj ishte i vetmi nën masën e sigurisë “Arrest në burg” nga të gjithë të arrestuarit për masakrën e ndodhur në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Fillimisht, Gjykata dha vetëm 30 ditë burg për të, por pas ekspertimit të telefonit të 36-vjeçarit, u zbuluan mesazhe që e komprometonin në konfliktin me armë, si person i cili ka njoftuar miqtë e tij të shkonin me armë në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërkohë, Prokuroria i shtoi edhe një tjetër akuzë, atë të “Pastrimit të veprës penale” ose veprimtarisë kriminale, kjo për shkak të transfertave dhe shumave që Martinaj disponon, të cilat nuk arrin t’i justifikojë dot.

Edhe në seancën e zhvilluar paraditen e djeshme, Prokuroria e Tiranës, e përfaqësuar nga 3 prokurorë, kërkoi lënien në fuqi të “Arrestit në burg” pa afat. Nga ana tjetër, avokati i Martinajt, duke argumentuar pafajësinë e klientit të tij për akuzën e vrasjes, kërkoi lënien të lirë të tij nën masën e sigurisë “Garanci pasurore”.

Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtari Gjermeni dhe vendimi është ekzekutuar në orët e pasdites së djeshme. Me lirimin e Martinajt, numri i personave të arrestuar për një nga ngjarjet që tronditi kryeqytetin në vitin 2018 është zero, ndërsa në kërkim vazhdon të mbetet ishkomandoja Mevjol Bilo, i akuzuar nga Prokuroria si personi, i cili ka qëlluar me armë duke vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinajn dhe mikun e tij, Eljo Haton.

NGJARJA

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol” ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popesku, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.

Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë ka kaluar një automjet dhe personi apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Disa minuta pas këtij momenti, në një lokal janë përfshirë në një përplasje me armë Ervis Martinaj, Eljon Hato, Mevjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabian Gaxha.

Ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash, ndërsa pas saj të gjithë personat e përfshirë janë arratisur, për t’u arrestuar dhe dorëzuar njëri pas tjetrit në ditët dhe muajt në vazhdim. I fundit, i cili iu dorëzua autoriteteve, është Ervin Mata, i konsideruar si një person pjesë e konfliktit të nisur, por edhe Mata u la i lirë vetëm një ditë pas dorëzimit. /PANORAMA

Tags: arrestuargarancieish-bllokMartinajmasakrënmasëshumazero

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Neymar tërbohet pas humbjes së Kupës, godet me grusht tifozin (Video)

“Katër persona më kërcënuan në shtëpi”, flet tifozi që u godit me grusht nga Neymar: Dua vetëm...

“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi

“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi

Lufta e Tretë Botërore/ Shqipëria ndër vendet më ta sigurta, lë pas fuqitë e mëdha

Lufta e Tretë Botërore/ Shqipëria ndër vendet më ta sigurta, lë pas fuqitë e mëdha







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com